Te Fundit

Zagani-Video “Opinion”/ Gazetari Çollaku: Si e sigurova dëshminë e oficerit të antidrogës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 00:30 - 09/11/15 |
b.f

Nesër në mbrëmje “Opinion” do të vazhdojë publikimin e video-dëshmive të reja të oficerit të Policisë Dritan Zagani, i cili rrëfen implikimin e zyrtarëve të shtetit në trafikun e drogës duke bashkëpunuar me trafikantët. Janë gjashtë video të reja që do të transmetohen për herë të parë, intervista të cilat Zaganit i janë marrë në arrati nga gazetari Basir Çollaku. Intervista të cilat janë vazhdim i pesë video-dëshmive të transmetura ditën e enjte në “Opinion”. Por çfarë tha gazetari Çollaku në bisedën me gazetarin Blendi Fevziu në studion e “Opinion”.  Si ra në kontakt me Zaganin? Pse intervistat nuk u publikuan më parë?

 

Fevziu/Z. Çollaku pse nuk janë publikuar intervistat. Ju e keni publikuar intervistën e parë?

Çollaku/Po e kam publikuar intervistën e parë, pas bllokimit të pjesës së parë. Është një material që sjell telashe, sjell emra të pushteshëm, të pasur, të rrezikshëm. Kjo ndoshta ka sjellë një farë ngërçi në komunikimin tim me mediat, me kolegët, dhe besoj se kjo ka sjëllë një prishje të ekuilibrit të kohës, intervista do shtyhej, pastaj i humbet edhe aktualiteti.

Fevziu/Ku e keni marrë këtë intervistë?

Çollaku/Këtë intervistë e kam marrë aty ku ndodhet. Ai nuk ka kërkuar azil. Çdo element i ndarë është një akuzë me vete, për të cilën ai pretendon se ka fakte konkrete, ka gjurmë në sistem, ka materiale të cilat provojnë pretendimet e tij.

Fevziu/Kjo intervistë e dytë është më e fortë se e para?

Çollaku/Duke parë argumentat që janë brenda, duke parë edhe disa materiale shoqëruese të ketyre argumentave, unë do të thoja që problemi është më i thellë se më parë. Më shumë fakte, më shumë emra, ka edhe më shumë emra që lidhin Shqipërinë dhe Italinë në këtë trafik.

Fevziu/Si shpjegohet që Zagani ka qenë në qendër të mediave italiane. “Corriere della Sera” ka bërë një intervistë me të. “Le Iene” kam mësuar që po merret me organizimin e një emisioni në Itali. Implikon edhe palën italiane?

Çollaku/Keni të drejtë. Edhe vëmendja e shtypit italian ka qenë maksimale. Aktualisht “Corriere della Sera” është në përpjekje për të bërë një intervistë të dytë me Zaganin. Edhe Italia Uno brenda këtyre ditëve përfundon një emision investigativ për këtë çështje dhe e mbyll episodin duke ardhur në Shqipëri. Ka shkuar në Slloveni, i ka bërë një intervistë znj. Poggi

Fevziu/Kush është zonja Poggi?

Çollaku/Znj. Poggi është ish-shefja e Interforza në Shqipëri për disa vite e cila është e implikuar në këtë histori. Ai flet për një zyrtar italian, për një gjeneral italian, flet për biznesmen që kanë nga 20 kg kokainë në banesë, shqiptarë të shëndetshëm nga paraja. Biznesmenë të cilët kanë 3 milion euro cash në Shqipëri, të cilët Zagani i citon me emër, edhe arsenal armësh. Ky është material i hedhur në sistem.

Fevziu/Çdo të thotë që i ka hedhur në sistem?

Çollaku/Do të thotë që Zagani, oficeri, ka informuar eprorët dhe në shkallët e hierarkisë, drejtori i Fierit informon. Pra informacionet janë hedhur nga emailet e punës së cddo oficeri dhe në këtë server. Dhe për këtë ka dijeni edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kemi gjithë këtë pjesë të drejtësisë të informuar dhe njëkohëisht mosveprime.

 

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas