Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zaev: Të drejtat e qytetarëve garantohen pavarësisht etnisë

2021/07/25 at 7:48 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zaev: Të drejtat e qytetarëve garantohen pavarësisht etnisë

Bllokimi nga Bullgaria i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE dhe censusi i ri janë disa nga sfidat pët të cilat flet në intervistë me DW, kryeministri Zoran Zaev.


DW: Bisedimet për pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian vijojnë të jenë të bllokuara. Ka qenë një udhëtim i vështirë deri tani, por ende shumë pengesa gjenden përpara. Fillimisht ishte Franca ajo që bllokoi zgjerimin e BE-së. Pastaj, mosmarrëveshja me Greqinë parandaloi përparimin. Tani është Bullgaria, shtet mik në të kaluarën, që po bllokon rrugën tuaj. Pyetja shtrohet: A keni bërë ndonjë marrëveshje apo keni marrë garanci më gjithëpërfshirëse nga vendet anëtare të BE-së që nga fillimi, para se të ndryshoni emrin e vendit tuaj?

Zoran Zaev: Jo. Procesi i ngadaltë i marrjes së vendimeve dhe kjo nevojë konsensuale për vendime, janë një problem i madh. Por përmes dialogut dhe diplomacisë arritëm të zgjidhim çështje 30-vjeçare, si kjo e mosmarrëveshjes për emrin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Dhe ne i tregojmë botës se ka shumë stil dhe sjellje europiane këtu në Europën Juglindore, madje edhe nga vendet kandidate si Maqedonia e Veriut. Por ne jemi gjithashtu një nga demokracitë funksionuese shumë të rralla multi-etnike dhe multi-fetare, duke dhënë një shembull kundër të gjithë kësaj ideje të kufijve etnikë. Por së fundmi Bullgaria u bë problem për integrimin tonë. Dhe unë besoj se  sa më shpejt që Bullgaria të rikonfirmojë parlamentin dhe të zgjedhë qeverinë, aq më shpejt ekziston një mundësi për zgjidhje.

DW: Aktualisht, bisedimet tuaja për pranimin janë të lidhura me Shqipërinë, dhe edhe rruga e saj e anëtarësimit është bllokuar gjithashtu për shkak të mosmarrëveshjes suaj me Bullgarinë. Komisioneri i zgjerimit në BE, në muajin maj, sugjeroi se vendimi për të dy shtetet mund të ndahet. A është e pranueshme për ju? A nuk do të ndihmonte kjo çështjen e Shqipërisë?

Zoran Zaev: Çdo vend meriton sistemin e vet të meritës. Dhe me të vërtetë, ju uroj fat fqinjëve tanë perëndimorë, Shqipërisë, që të vazhdojnë rrugën, nëse ekziston një mundësi për t’ia dalë, përtej bllokimit të vazhdueshëm nga Bullgaria. Normalisht, fqinjët tanë meritojnë të vazhdojnë në rrugën e tyre europiane dhe nuk ka nevojë ‘të lidhen’ me vendet e tjera.

Bazuar tek arsyet praktike, Bashkimi Europian e lidhi Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, sepse dy vjet më parë, anasjelltas, edhe Maqedonia e Veriut ishte e lidhur me Shqipërinë. Dhe duke pasur parasysh këtë, ata besojnë fort se vendimi nga Këshilli Europian do të jetë më i lehtë për të dy vendet, sesa po të ndahen. Por sigurisht, nëse nuk ndodh një zhbllokim nga Bullgaria, i uroj Shqipërisë sukses dhe fat.

DW: Ju keni gjithashtu çështje të tjera të mëdha për të zgjidhur. Për shembull, të drejta dhe privilegje të rëndësishme, veçanërisht për pakicat, varen nga rezultatet e censusit të ri. Për herë të parë në këto 20 vite, po planifikoni realizimin e këtij censusi. Ai është shtyrë, madje disa herë. Duhej të realizohej në muajin prill. A do të bëhet në vjeshtë?

Zoran Zaev: Kam shumë besim, sepse më është premtuar edhe nga opozita e vendit tonë – nga tri partitë më të mëdha opozitare. Shtyrja në momentet e fundit në muajin prill ndodhi, sepse kërkuam një garanci nga opozita, që ajo të merrte pjesë. Kështuqë i gjithë muaji shtator është muaji ku do të kryhet censusi, pasi ne jemi ndër vendet e rralla që s’ka pasur census për rreth 20 vite. Pikërisht për këtë arsye, ne besojmë se censusi do të jetë shumë i suksesshëm. Por sigurisht, të drejtat e qytetarëve tanë nuk varen nga censusi, sepse ekziston një garanci kushtetuese për pakicat, për të gjitha të drejtat që ata kanë. Dhe ka të drejta dhe detyrime plotësisht të barabarta për të gjithë. Dhe ne jemi shumë krenarë për këtë, sepse projekti “One society for all” (Një shoqëri, për të gjithë) është një projekt shumë i suksesshëm. Të gjithë këtu në rajon e konsiderojnë atë si një projekt të suksesshëm dhe ai mund të jetë një shembull vërtet i mirë për Maqedoninë e Veriut.

DW: Dhe në fakt ju u keni bëni thirrje votuesve nën moton “Një shoqëri për të gjithë”. Por, ju e dini se nëse censusi konfirmon për shembull se shqiptarët etnikë janë më pak se 20% e popullsisë, ata mund të humbin disa të drejta dhe privilegje dhe tensionet mund të ndizen përsëri, për shembull, çështja e dokumenteve në gjuhën shqipe?

Zoran Zaev: Kjo nuk është e vërtetë, sepse të drejtat e qytetarëve tanë, nga grupet etnike shqiptare, garantohen me Kushtetutë. Ashtu si këto të drejta u garantohen me Kushtetutë maqedonasve ose grupeve të tjera etnike, më të vogla. Pra nuk varet nga shifrat, sepse kjo është e garantuar me Kushtetutë. Dhe duke pasur parasysh këtë,Marrëveshja e Ohrit ishte për zgjidhjen e problemit mes grupeve të ndryshme etnike dhe fetare në vendin tonë. Tani ne festojmë 20-vjetorin e kësaj marrëveshjeje. Të gjitha partitë politike po luftojnë për të drejtat e qytetarëve. Nuk ka të drejta vetëm për maqedonasit, shqiptarët, popullatën rome, turqit, serbët, boshnjakët ose të tjerët. Dhe sigurisht gjuha shqipe, si një gjuhë e dytë zyrtare, është plotësisht në përdorim në vendin tonë./DW

Etiketa: DWetnizaev


Ju sugjerojmë

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
-U tha në Opinion

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

23 Shtator, 2025 11:06 pm
Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
-U tha në Opinion

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

23 Shtator, 2025 10:55 pm
Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

23 Shtator, 2025 10:31 pm
Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
Bota

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

23 Shtator, 2025 10:04 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump: NATO duhet t’i rrëzojnë avionët rusë nëse shkelin hapësirën ajrore

23 Shtator, 2025 9:34 pm
VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin
Bota

VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin

23 Shtator, 2025 8:56 pm
Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse
Bota

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse

23 Shtator, 2025 7:44 pm
Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
Aktualitet

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

23 Shtator, 2025 6:44 pm
Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së
Bota

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

23 Shtator, 2025 6:16 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

23 Shtator, 2025 5:52 pm
Para
Humbi të atin në aksident, djali i shoferit tregon bisedën e fundit

Humbi të atin në aksident, djali i shoferit tregon bisedën e fundit

Vlorë/ Vetëvaret në oborrin e banesës 64-vjeçari

Librazhd/Në rrethana të paqarta, vetëvaret 30-vjeçari

Fauci-Kinës: Publiko të dhënat e shkencëtarëve që u sëmurën në laborator

Fauci: Mund të duhet një dozë e tretë vaksine për disa kategori
















TE FUNDIT

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
23 Shtator, 2025

Teksa foli për shkarkimin e Erion Veliajt, në emisionin Opinion Enton Abilekaj tha se ai kishte krijuar për pothuajse 8...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
23 Shtator, 2025

Analisti Enton Abilekaj thotë se shkarkimi i Erion Veliajt është një vendim politik i PS. Në emisionin “Opinion”, Abilekaj i...

Lexo më shumë

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
23 Shtator, 2025

Analisti Baton Haxhiu ka folur në lidhje me shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës...

Lexo më shumë

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
23 Shtator, 2025

Elon Musk, miliarderi i njohur dhe pronar i rrjetit social X, është sot personi më i ndjekur në këtë platformë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com