Lidhja Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut, ka shpallur zgjedhjet e brendshme partiake.
Sipas zëdhënëses së partisë Bogdanka Kuzevska, procedura për zgjedhje fillon që nesër dhe në këto zgjedhje kanë të drejtë të kandidohen të gjithë anëtarët e partisë të cilët i plotësojnë kushtet sipas statutit.
Zgjedhjet do të mbahen më 12 dhjetor. Ndërkohë përveç për kryetarit në këto zgjedhje brenda-partiake do të zgjedhen edhe organet tjera të partisë.
LSDM-ja do të duhet të zgjedh liderin e ri që do të zëvendësojë Zoran Zaevin. Ky i fundit dha dorëheqje nga posti disa ditë më parë.
E pyetur se cili do të jetë roli i Zaevit në LSDM pas largimit nga vendi i liderit, Kuzeska ka thënë se “ai do të jetë anëtar aktiv i cili çdoherë do të punojë në interes të partisë”./Opinion.al