Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zaçaj: Mos kini frikë nga zëri i Avokatit të Popullit, por heshtjen që…

2025/06/25 at 4:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zaçaj: Mos kini frikë nga zëri i Avokatit të Popullit, por heshtjen që…

Në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e 25-vjetorit të themelimit të institucionit të Avokatit të Popullit, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku theksoi rolin thelbësor që ka ky institucion në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individit.


Në këtë aktivitet jubilar, ku ishin të pranishëm ambasadorë, drejtues të institucioneve të pavarura, përfaqësues të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë, Zaçaj u shpreh se ndihej e nderuar që ishte pjesë e një momenti kaq të rëndësishëm për demokracinë shqiptare.

“Gjykata Kushtetuese dhe Avokati i Popullit, ndonëse me kompetenca të ndryshme, ndajnë një mision të përbashkët: mbrojtjen e qytetarit nga arbitrariteti dhe abuzimi i pushtetit shtetëror”, tha Zaçaj në fjalën e saj.

Duke vënë theksin te bashkëpunimi ndërinstitucional, Kreu i Kushtetueses nënvizoi se kërkimi i opinioneve këshillimore nga Avokati i Popullit është bërë tashmë një praktikë e konsoliduar, pasi ky institucion shihet si “mik i Gjykatës” në procesin e mbrojtjes së të drejtave kushtetuese.

Zaçaj nënvizoi se “Gjykata Kushtetuese mbron Kushtetutën, kontratën mes popullit dhe pushtetit”.

“Por ndërsa ne gjykojmë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe ankimet e individëve për mbrojtjen e të drejtave të tyre kushtetuese, Avokati i Popullit na kujton atë që ligji dhe drejtësia nuk duhet të harrojë kurrë: Njeriun pas parimit”, shtoi Zaçaj.

Duke iu drejtuar të gjithë funksionarëve publikë, Zaçaj theksoi se “shëndeti i demokracisë sonë nuk matet me madhështinë e institucioneve apo me arkitekturën e komplikuar të ligjeve, por me mënyrën sesi trajtojmë më të dobëtit ndër ne”.

“Dhe nëse Avokati i Popullit ndonjëherë ose shumë herë është i papëlqyer për pushtetin, kjo do të thotë se po e kryen misionin e tij siç duhet. Për këtë arsye, institucionet tona duhet të punojnë në bashkëpunim, jo në garë.

Një demokraci e maturuar nuk ndërtohet mbi institucione që mbrojnë vetveten – por mbi institucione që mbrojnë ligjin, të drejtën dhe Kushtetutën, në mënyrë që së bashku të mbrojnë qytetarin.

Mos kini frikë nga zëri i Avokatit të Popullit. Kini frikë heshtjen që do të ekzistonte pa të. Mos e shihni si kritik, por si busull që orienton institucionet drejt mbrojtjes së të drejtave dhe forcimit të demokracisë”, shtoi ajo./ATSH



Ju sugjerojmë

Rama zgjedh Niko Peleshin në krye të Kuvendit
Kryesore

E plotë/ Ky është kabineti “Rama 4”

11 Shtator, 2025 1:31 pm
Rama zgjedh Niko Peleshin në krye të Kuvendit
Kryesore

Toni Gogu emërohet ministër për Marrëdhënie me Parlamentin

11 Shtator, 2025 1:23 pm
Rama: Kur superprokurori i SPAK del nga roli i garantit të barazisë së ligjit…
Aktualitet

Demo dhe Salla, dy ish-kryetarë bashkie në qeveri

11 Shtator, 2025 1:18 pm
Pirro Vëngu rikonfirmohet tek mbrojtja
Aktualitet

Pirro Vëngu rikonfirmohet tek mbrojtja

11 Shtator, 2025 1:13 pm
Rama propozon ndryshimin e Kushtetutës: Numri i deputetëve të ulet në 101
Aktualitet

Delina Ibrahimaj tek ekonomia, Besfort Lamallari tek Ministria e Drejtësisë

11 Shtator, 2025 1:11 pm
Evis Sala, Ministrja e re e Shëndetësisë
Aktualitet

Evis Sala, Ministrja e re e Shëndetësisë

11 Shtator, 2025 1:03 pm
700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat
Aktualitet

Kumbaro tek Ministria e Arsimit, një emër i ri tek mjedisi

11 Shtator, 2025 1:01 pm
Rama ironi me PD: Kemi më shumë deputetë të rinj, sa çka në total trupa e humbësve
Aktualitet

Spiropali tek Ministria e Jashtme, Gonxhja tek turizmi, rikonfirmohet Petrit Malaj

11 Shtator, 2025 12:57 pm
Albana Koçiu, kush është ministrja e re e Shëndetësisë?
Aktualitet

Albana Koçiu, Ministre e Brendshme

11 Shtator, 2025 12:50 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Prezantimi i qeverisë së re, Balluku në të njëjtat funksione

11 Shtator, 2025 12:49 pm
Para
362 milionë Euro investime të huaja në 3 muaj

362 milionë Euro investime të huaja në 3 muaj

Meloni:I thashë Trump që vendosmëria e përdorur në Iran duhet për Ukrainën dhe Gazën

Meloni:I thashë Trump që vendosmëria e përdorur në Iran duhet për Ukrainën dhe Gazën

Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb

Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb
















TE FUNDIT

E plotë/ Ky është kabineti “Rama 4”

Rama zgjedh Niko Peleshin në krye të Kuvendit
11 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama prezantoi emrat e kabinetit të ri qeverisës në Asamblenë e Partisë Socialiste. Belinda Balluku është rikonfirmuar në pozicionin që...

Lexo më shumë

Toni Gogu emërohet ministër për Marrëdhënie me Parlamentin

Rama zgjedh Niko Peleshin në krye të Kuvendit
11 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka nisur të shpallë emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të drejtojë vendin pas zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Demo dhe Salla, dy ish-kryetarë bashkie në qeveri

Rama: Kur superprokurori i SPAK del nga roli i garantit të barazisë së ligjit…
11 Shtator, 2025

Dy ish-kryetarë bashkie bëhen pjesë e qeverisë. Andis Salla nga bashkia Cërrik shkon në krye të Ministrisë së Bujqësisë dhe...

Lexo më shumë

Pirro Vëngu rikonfirmohet tek mbrojtja

Pirro Vëngu rikonfirmohet tek mbrojtja
11 Shtator, 2025

Kryeministri Rama ka rikonfirmuar në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngun.  

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com