Kur përmendet Zac Efron të gjithë kanë në mendje djaloshin e ëmbël që këndon në filmat e High School Musical, ose mashkullin seksi gjithë muskuj te Baywatch ose Dirty Grandpa.
Sido që të jetë, imazhi i një vrasësi serial të frikshëm do të ishte gjëja e fundit që ju shkon në mendje. Projekti i tij i rradhës është një biografi e vrasësit serial Ted Bundy, ku Efron do të luajë rolin kryesor.
Përveçse si një djalosh të ëmbël ose seksi, aktorin e adhuruar nga femrat do ta shohim edhe si të frikshëm.
Në Twitter Zac ka postuar foton e parë të karakterit të tij, me përshkrimin “Njihuni me Tedin”. Vallë a do t’ja dalë ai t’i mbushë mendjen fasnave që mund të jetë edhe i frikshëm?