Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Z.Kryeministër kur do e urosh Trumpin për marrjen e detyrës?

2017/01/21 at 9:39 AM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Z.Kryeministër kur do e urosh Trumpin për marrjen e detyrës?

Nga Dritan LACI


Donald Trump u betua dje si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një ceremoni e cila shënon një erë të re jo vetëm për amerikanët por edhe për vetë politikën globale e cila ashtu sikurse Trump ka paralajmëruar më herët në fjalimet e tij do të përballet me një Amerikë gjithmonë e më shumë ekspansioniste në qëndrimet e saj.

Por ajo që ra dje në sy apo që duket se mund ti ketë shpëtuar syrit kritik të medias është mungesa e urimit nga kryeministrit Rama. I cili përshendeti fitoren e Trump në muajin nëntor por ende nuk ka shkruar qofte edhe dy radhë kartë qofte edhe për kortezi për marrjen e detyrës si President nga Trump. I gjendur në Singapor për një vizitë me natyrë të axhendës ekonomike Rama ka gjetur kohën në rubrikën e tij Amacord të kujtojë veprën e Hoxhë Kadri Prishtinës apo të hedhë mbresa nga axhenda në Singapor por nuk ka gjetur akoma kohë të dërgojë një urim për Presidentin e një vendi aleat me Shqipërinë.

Dhe një aleat jo i zakonshëm por një miku të hershëm të shqiptarëve që ka treguar kohë pas kohe se ka qenë në krah të interesave të shqiptareve. Sigurisht që ky është nje akt i pa precedente në historikun e marrëdhenieve që Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka ndërtuar me diplomacinë amerikane ku nuk ka qofte edhe një njoftim minimalist për një ngjarje me rëndësi të tille siç është marrja e detyrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne nuk duam të besojmë që Rama ështe kaq i mllefosur me Trump pse ky i fundit nuk i siguroi një biletë ne ceremoninë e betimit të tij si President sa të mos e urojë për marrjen e detyrës.

Amerika dhe amerikanët në miqesinë e tyre me shqiptarët kanë shkuar përtej intrigave dhe qejfmbetjeve tipike inatçore ballkanase. Rama bën shumë mirë që kujton Hoxhë Kadri Prishtinën një figurë e ndritur e Kombit Shqiptar por si përdorues i zellshëm i fb duhet te kishte gjetur kohën edhe për Trump. I pëlqen apo si pëlqen  mënyra se si Trump I thote gjërat ai eshte Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është e pafalshme po kështu që Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka një urim për marrjen për Presidentin Trump për marrjen e detyrës. Ministria jonë e Jashtme është kujdesur qe në këtë ditë të shënuar për Amerikën por edhe për botën të hedhë një lajm për Zhvillimin për të dytin vit radhazi për betimin e diplomatëve te rinj dhe nuk ka asnjë lajm për betimin e kryediplomatit më të rëndësishem të globit. Madje nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga kjo Ministri për këtë ngjarje e cila per eprorin e kësaj Ministrie meritonte papërfillshmeri.

Me siguri qe kryeministri Rama do e justifikojë mungesën e urimit me faktin që Singapori është 16 orë përpara Amerikës dhe në kohën  e betimit ai ka qene duke fjetur dhe kësisoj nuk ka pasur mundësi të hedhë dy radhë kartë urim në fb, po Ministri i Jashtëm në Tiranë çfarë justifikimi do të gjejë kur betimi ne Amerikë u bë me orën 18.00 me atë shqiptare?

Gjithsesi kush do që të zgjohet I pari sot nga gjumi daç kryeministri nga Singapori daç Ministri I Jashtëm në Tiranë që kujdeset për të hedhur ne faqen e Ministrisë së tij vizitën e fundit në Iran, mire është që qoftë edhe për të larë gojen ta pergatisin një urim për Presidentin  Trump. Nëse nuk u pëlqen Trump kjo nuk ngelet në dëshiren e tyre. Të pakten bëjeni për të mirën e shqiptarëve këtë kapërdirje qoftë edhe me pahir…/Opinion.al/

 

 



Ju sugjerojmë

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
Bota

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

8 Qershor, 2025 4:18 pm
Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
Kronikë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

8 Qershor, 2025 4:17 pm
Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
Aktualitet

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

8 Qershor, 2025 4:03 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Para
Kosova mbi 4 miliardë euro importe nga Serbia

Kosova mbi 4 miliardë euro importe nga Serbia

Kapet në Itali gomonia me 300 kg drogë shqiptare

Vlorë/ Bllokohet gomonia me dy italianë, synonte trafikun e lëndëve narkotike drejt Italisë

Masakra në Vlorë/ Vrasësin e tradhtoi i vëllai, si u zbulua se ku fshihej

Masakra në Vlorë/ Vrasësin e tradhtoi i vëllai, si u zbulua se ku fshihej
















TE FUNDIT

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
8 Qershor, 2025

Luciano Spalletti shkarkohet nga detyra e trajnerit të kombëtares italiane, pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës....

Lexo më shumë

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
8 Qershor, 2025

Ukraina njoftoi sot se shkëmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve me Rusinë do të zhvillohet javën e ardhshme,...

Lexo më shumë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
8 Qershor, 2025

Policia e Shtetit ka zhvilluar një sërë veprimesh intensive gjatë muajit maj 2025, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë...

Lexo më shumë

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
8 Qershor, 2025

“Nuk jam jashtë Shqipërisë, por në një realitet të ri në vendin tonë, ku gjithnjë e më shumë po na...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com