Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, gjatë një takimi që ka patur me kryetarin e bashkisë së Vlorës, Dritan Lelin, u shpreh se rritja e besueshmërisë në bërjen e reformave të rëndësishme dhe sundimi i ligjit, janë çelësi kryesor i thithjes së investimeve të huaja.
Kryediplomatja amerikane nënvizoi reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.
“Do të jetë mjaft i rëndësishëm zbatimi i reformës në drejtësi, asaj zgjedhore si dhe sundimi i ligjit. Thënë me fjalë të tjera, vetëm në këtë mënyrë shqiptarët ashtu si edhe amerikanet do të mund të ndihen besimplotë që të investojnë në Shqipëri”, deklaroi ambasadorja Kim./Opinion.al