Aktualitet

Yuri Kim takohet me presidentin Begaj, zbardhet çfarë u diskutua



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:07 - 07/12/22 |
Opi Nion

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj, një ditë pas zhvillimit të samitit të BE-Ballkani Perëndimor në kryeqytet.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ambasadorja Yuri Kim, e cila ka treguar detaje nga ky takim.

Përmes një postimi në “Twitter”, Yuri Kim shkruan se SHBA mbështet fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë në reformën në drejtësi me qëllim anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Kim bëri me dije gjithashtu se ishte bërë një rishikim i të gjithë arritjeve për vitin 2022 në bashkëpunimin mes dy vendeve si aleatë të NATO-s dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Faleminderit President për mundësinë për t’i shprehur urimet për pritjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Hera e parë që ky samit mbahet jashtë Brukselit. SHBA mbështet fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm, përfshirë reformën në drejtësi – për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Ne rishikuam gjithashtu arritjet në vitin 2022, si aleatë të NATO-s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe miqtë më të mirë që sollën marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në nivele të larta historike. Mezi presim të bëjmë edhe më shumë së bashku në 2023 për të forcuar bashkëpunimin në demokraci, mbrojtje dhe biznes”, shkruan Kim në Twitter./Opinion.al

Pas