Aktualitet

Yuri Kim në Presidencë, në takim dhe Rama me Bashën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:58 - 03/02/21 |
Semiljana Azizi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim po zhvillon një takim në Presidencë me Presidentin Ilir Meta.

Sipas informacioneve në takim janë edhe kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Gjithashtu të pranishëm janë dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Sipas News24, theksohet se takimi mbahet për çështje sigurie në kuadër të NATO-s.

Ndërkohë, kujtojmë që ky takim vjen në një ‘valë të nxehtë’ paralajmërimesh nga ambasadorja e SHBA-ve, e cila shpesh ka bërë thirrje për dekriminalizimin e listave zgjedhore dhe largimin e personave të korruptuar apo me precedent të mëhershëm kriminal nga zgjedhjet elektorale./Opinion.al

Pas