Ambasadorja Yuri Kim ka komentuar gjatë një konference të OSBE, urdhrin e ri të Joe Biden, ku përfshihet dhe Shqipëria për ndalimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që janë përfshirë në korrupsion qeveritar apo ndikojnë në destabilizimin e rajonit.
Kim gjatë fjalës së saj u shpreh se urdhri i Biden synon të kërkojë llogari ndaj atyre që shkelin të drejtat e njeriut, teksa ka theksuar se ata persona që kryejnë trafik qeniesh njerëzore do u ndalohet hyrja në SHBA dhe ka kërkuar që trafikantët të çohen në burg.
‘’Synon të kërkojë llogari ndaj atyre që shkelin të drejtat e njeriut. Kush kryen trafik qeniesh njerëzore i ndalohet hyrja në SHBA. Integroni viktimat e trafikimit ne shoqëri, dërgojini trafikuesit në burg’’– tha znj.Kim./Opinion.al