Young Zerka ka sjellë projektin e ri muzikor “Smile” në bashkëpunim me reperin Keepman. Ata kanë zgjedhur që të bëjnë një kombinim të gjuhës shqipe me atë franceze në këtë këngë ritmike.
Ky është bashkëpunimi i parë i artistëve dhe pritet të jetë suksesi i tij i rradhës.
Si në cdo projekt muzikor, Ronela Hajati e ka mbështetur Zerkën duke i ftuar të gjithë ndjekësit e saj që ta dëgjojnë “Smile”. Në postimin ku i uroi suksese, këngëtarja shtoi një emoji ‘fytyrë me zemra’ pranë emrit të Young Zerkës.
Kjo këngë erdhi pikërisht pasi u përfol se ata të dy nuk janë më në lidhje dashurie. Historia e tyre ka mbetur gjithmonë mister për publikun pasi gjithmonë kanë deklaruar se janë miq të mirë.