Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Yoon, presidenti i parë koreano jugor që dërgohet në paraburgim

2025/01/15 at 4:11 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Yoon, presidenti i parë koreano jugor që dërgohet në paraburgim

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, u dërgua sot në një qendër paraburgimi në periferi të kryeqytetit Seul.

Ai do të mbahet aty për 48 orë, ndërsa pritet vendimi i prokurorëve nëse do të kërkojnë urdhër arresti për të. Paraprakisht, zoti Yoon u mor në pyetje për rreth 10 orë nga agjencia kundër korrupsionit pas bastisjes së rezidencës së tij presidenciale më herët gjatë ditës.

Zoti Yoon akuzohet për kryengritje pasi me 3 dhjetor shpalli përkohësisht gjendjen e jashtëzakonshme.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Bill Gallo kjo i jep fund përplasjes disajavore mbi statusin aktual të zotit Yoon, të cilin parlamenti e ka shkarkuar, por vendimi përfundimtar është në duart e Gjykatës Kushtetuese.

Yoon Suk Yeol bëhet presidenti i parë koreano jugor në detyrë që dërgohet në një qendër paraburgimi. Prokurorët kanë tani afat 48 orë për të kërkuar nga gjykata mbajtjen e tij nën arrest. Ai u mor në pyetje për 10 orë nga oficerët e Zyrës së Hetimit të Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë, CIO, pas bastisjes së rezidencës së tij të mërkurën në mëngjes. Ai akuzohet për kryengritje pas shpalljes jetëshkurtër të gjendjes së jashtëzakonshme, muajin e kaluar.

Para se të paraburgosej mbështetësit e Presidentit u përleshën me policinë afër rezidencës së tij, në qendër të Seulit. Megjithatë ata nuk arritën të ndalonin policinë të hyjë në kompleksin e zotit Yoon.

Rreth 1,000 oficerë policie u mobilizuan për këtë operacion, raportuan mediat lokale. Autoritetet kishin paralajmëruar se ishin të përgatitur të përdornin taktika më të forta sesa kishin bërë në përpjekjen e parë për të arrestuar zotin Yoon, dy javë më parë.

Pas disa orësh negociata me zotin Yoon dhe ekipin e tij ligjor, ngërçi u zgjidh, pa dhunë.

Ai u largua me një autokolonë, duke ruajtur imazhin presidencial. Pavarësisht rrethanave, zoti Yoon është presidenti i parë i Koresë së Jugut që dërgohet në paraburgim. Para se të dorëzohej, zoti Yoon ishte zotuar se do të luftonte deri në fund.

“Veprime të tilla të përsëritura të paligjshme të bazuara në një urdhër të pavlefshëm janë thellësisht të pështira”, tha zoti Yoon.

Ngjarjet e të mërkurës ndodhën në vazhdën e një periudhe të trazuar politike që filloi më 3 dhjetor, kur Presidenti Yoon, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Ajo u shfuqizua shpejt nga ligjvënësit, të cilët më vonë votuan për shkarkimin e tij, duke pezulluar kompetencat presidenciale. Megjithatë, vendimi përfundimtar për shkarkimin e tij tani është në duart e Gjykatës Kushtetuese të vendit./VOA

Ju sugjerojmë

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh të luftës me dronë e me raketa
Bota

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh të luftës me dronë e me raketa

9 Korrik, 2025 10:55 am
28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte
Bota

28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte

9 Korrik, 2025 10:43 am
I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje
Aktualitet

I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje

9 Korrik, 2025 10:34 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/MM: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

9 Korrik, 2025 10:26 am
Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari
Aktualitet

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

9 Korrik, 2025 10:21 am
Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë
Bota

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë

9 Korrik, 2025 9:52 am
Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..
Bota

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..

9 Korrik, 2025 9:47 am
Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
Bota

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

9 Korrik, 2025 9:34 am
Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik
Aktualitet

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik

9 Korrik, 2025 9:28 am
Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët
Bota

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët

9 Korrik, 2025 9:19 am
Para
Kandidati për postin e Sekretarit të Mbrojtjes përballet me pyetje të vështira në Senat

Kandidati për postin e Sekretarit të Mbrojtjes përballet me pyetje të vështira në Senat

Në rritje diagnostikimi i fëmijëve me defekte në zemër

Në rritje diagnostikimi i fëmijëve me defekte në zemër

Zjarret në Los Anxhelos/ Situata mbetet e rrezikshme, shkon në 25 numri i të vdekurve

Zjarret në Los Anxhelos/ Situata mbetet e rrezikshme, shkon në 25 numri i të vdekurve

TE FUNDIT

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh të luftës me dronë e me raketa

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh të luftës me dronë e me raketa
9 Korrik, 2025

Kievi tha të mërkurën se Rusia kreu sulmin më të madh me raketa dhe me dronë gjatë pushtimit mbi trevjeçar...

Lexo më shumë

28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte

28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte
9 Korrik, 2025

Pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Romës, është goditur një organizatë kriminale në Itali, duke çuar në arrestimin e...

Lexo më shumë

I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje

I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje
9 Korrik, 2025

Mbrëmjen e djeshme, 8 korrik, policia gjeti të pajetë 23 vjeçarin Renis Dobra, pranë liqenit të Shkopetit. Siç raporton gazetari...

Lexo më shumë

Situata me zjarret në vend/MM: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
9 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive. Këto vatra zjarri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com