Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ylli Manjani: Një sqarim ligjor për Presidentin dhe për ata që s’duan Metën

2017/06/29 at 9:49 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Manjani: Bulevardi vendi i betejës së çadrës së bardhë dhe asaj të zezë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur se ideja për të penguar Ilir Metën për t’u betuar si President i Republikës nga socialistët me mos pjesëmarrje në Kuvend, nuk gjen aspak terren kushtetues.


Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Manjani thekson se në korridoret e politikës dhe nëpër media po qarkullon ideja se PS e inatosur me Ilir Metën, nuk do të paraqitet në Kuvend për të lejuar Presidentin të betohet.

Sipas tij, kjo nuk është asgjë tjetër, përveçse një tym politik post fushatë.

“Ilir Meta është zgjedhur President rregullisht sipas kërkesave të nenit 87 të Kushtetutës. Zgjedhja e tij është bërë rregullisht sipas procedurave të Kuvendit dhe me shumicë legjitime deputetësh. Shumicë kjo e ngjizur edhe me vendime politike”, thekson Manjani.

Më tej, ai tregon se nga çasti i zgjedhjes, Presidenti i Republikës merret në mbrojtje kushtetuese. Mirëpo, -thotë ai- sipas nenit 88.3 të Kushtetutës Ai fillon të ushtrojë detyrën e Presidentit vetëm pasi Betohet para Kuvendit. “Betimi behet vetëm kur mbaron mandati i Presidentit ne detyrë”, shkruan Manjani.

Shënimi i plotë:

Në korridoret e politikës dhe nëpër media qarkullon ideja se: PS e inatosur me Ilir Metën, nuk do paraqitet në Kuvend për të lejuar Presidentin të betohet.

Kjo ide nuk ka fare terren kushtetues as as ligjor. Thjesht duket si tym politik post fushatë!

Megjithatë po rendis disa fakte që sqarojnë situatën nga pikpamja kushtetuese:

  1. Ilir Meta është zgjedhur President rregullisht sipas kërkesave të nenit 87 të Kushtetutës. Zgjedhja e tij është bërë rregullisht sipas procedurave të Kuvendit dhe me shumicë legjitime deputetësh. Shumicë kjo e ngjizur edhe me vendime politike.
  2. Nga çasti i zgjedhjes, Presidenti i Republikës merret në mbrojtje kushtetuese. Por sipas nenit 88.3 të Kushtetutës Ai fillon të ushtrojë detyrën e Presidentit vetëm pasi Betohet para Kuvendit. Betimi behet vetëm kur mbaron mandati i Presidentit ne detyrë.
  3. Presidenti në detyrë Bujar Nishani qëndron në detyrë deri më datë 24 Korrik 2017. Pra kjo është data kur Presidenti i Zgjedhur (Meta) duhet të betohet në Kuvend për të filluar detyrën.
  4. Kuvendi ndërkohë është i shpërndarë. Për më tepër që është zgjedhur (thuajse) Kuvendi i ri. Neni 65.1 e Kushtetutës na sqaron se Kuvendi ekzistues qëndron në detyrë, edhe pse është i shpërndarë, deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri.
  5. Kuvendi i ri mblidhet me 9 ose 10 shtator 2017. Pra deri atëherë kuvendi me deputetët aktualë, jo këto të zgjedhurit tani, mblidhet sipas nevojës edhe në seancë të jashtëzakonshme, sipas nenit 74.2 dhe 74.3 e Kushtetutës.
  6. Pas datës 10 Korrik, Kuvendi i mbledhur në seancë të jashtëzakonshme nuk mund të miratojë ligje (neni 65.4 e kushtetutës). Pra qartësisht veprime të tjera siç është eshe betimi i Presidentit të ri, lejohet ta bëje. Betimi është vetëm një moment formal.

Këto janë momentet Kushtetuese që e bëjnë rotacionin në Krye të shtetit.

Të tjerat, ato që përfliten të paktën nuk janë normalja, por anormalja!

Pyetja është cfarë ndodh nëse Kuvendi nuk i ka 71 deputetë prezentë për të lejuar betimin e presidentit?
Për t’u përgjigjur kësaj pyetje duhet të kemi në konsideratë se:
1. Mos berja e betimit se Kuvendi nuk mblidhet, nuk e shkarkon nga detyra Presidentin e zgjedhur. Refuzimi për të bërë betimin çon në mbarimin e detyrës, por jo mos mbledhja e Kuvendit.

  1. Presidenca nuk mbetet bosh, presidenti në detyrë vijon detyrën deri sa të betohet i riu.
  2. Kuvendi është i detyruar, herët a vonë, të lejojë betimin e Presidentit. Praktikë e Gjykatës Kushtetuese kjo.
  3. Kuvendi mund ta shkarkojë Presidentin ( edhe ate të zgjedhur që nuk është betuar) vetëm nëse Ai (Presidenti) shkel rëndë Kushtetutën dhe; kryen një krim të rëndë. Vetëm për këto arësye, e jo se nuk më pëlqen apo se “u bëra pishman”…
  4. Presidenti shkarkohet nga 93 vota deputetësh, kur provohet njeri nga kushtet. Vendimi i Kuvendit gjykohet në gjykatën Kushtetuese. Pra vetëm kështu shkarkohet Presidenti. Edhe Ai i zgjedhuri.

Nisur nga ky sqarim, besoj është e qartë se është kot gerdufja politike se nuk e duam Metën President.

Eshtë diskutim dhe përpjepje e kotë dhe e panevojshme!

 

Etiketa: kushtetutaManjanipresidenti


Ju sugjerojmë

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje
-U tha në Opinion

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje

8 Qershor, 2026 10:54 pm
Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec
-U tha në Opinion

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

8 Qershor, 2026 10:41 pm
Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
InstaBIZ

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

8 Qershor, 2026 10:39 pm
Inovacioni/ Rama takim me të rinj në Gjirokastër: Rrisim financimin për startup-et
Politikë

Rama publikon videon dhe i përgjigjet Iranit: Po merakoseni për shqiptarët?

8 Qershor, 2026 10:33 pm
Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Zvërneci, Rama për Reuters: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

8 Qershor, 2026 10:10 pm
Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu: Lufta me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaruar ende

8 Qershor, 2026 9:23 pm
Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

8 Qershor, 2026 8:41 pm
Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
Aktualitet

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri

8 Qershor, 2026 8:39 pm
Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 8:34 pm
Para
Opinion/ Patozi: Eduart Selami nuk është kandidaturë reale për PD-në

Opinion/ Patozi: Eduart Selami nuk është kandidaturë reale për PD-në

Astrit Patozi: Lulzim Basha është një sëmundje për Partinë Demokratike

Rrëfimi i Astrit Patozit: Kjo është historia ime me Bashën para 8 muajsh në Vorë

Opinion/ Patozi: Eduart Selami nuk është kandidaturë reale për PD-në

Opinion/ Patozi: Nëse nuk ka kandidaturë tjetër unë do ta shpartalloj Lulzim Bashën
















TE FUNDIT

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje
8 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” po diskutohet tema “Pse po hetohen nga SPAK tokat në Zvërnec”, zone e cila kohët e fundit...

Lexo më shumë

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec
8 Qershor, 2026

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan sot në 8 qershor foli për hetimet e SPAK...

Lexo më shumë

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
8 Qershor, 2026

Pas ironive të një dite më parë të bëra nga kryeministri Edi Rama për blogerët që dalin në protestë dhe...

Lexo më shumë

Rama publikon videon dhe i përgjigjet Iranit: Po merakoseni për shqiptarët?

Inovacioni/ Rama takim me të rinj në Gjirokastër: Rrisim financimin për startup-et
8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, i cili komentoi protestat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}