Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ylli Manjani i përgjigjet ambasadorit Lu: Qeveria e interesuar të mos ketë Gjykatë Kushtetuese

2018/06/24 at 8:51 PM
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ylli Manjani i përgjigjet ambasadorit Lu: Qeveria e interesuar të mos ketë Gjykatë Kushtetuese

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kundërshtuar deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu, sipas të cilit “Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë i ka penguar korrupsioni dhe Vettingu po i zhbllokon ato”.


Në një status në profilin e tij në fb, Manjani shkruan se nuk mund të jetë dakord me ambasadorin Lu për Gjykatën Kushtetuese, e cila sipas tij “ka arritur në vite të garantojë kufizimin e qeverive, sa herë ato kanë tentuar të tejkalojnë mandatin kushtetues.” Ndërkohë që sot “shteti Shqiptar nuk mund të nënshkruajë asnjë marrëveshje me askënd, sepse nuk ka një bend ku të vlerësohet kushtetutshmëria e marrëveshjeve. Ndaj qeveria e sotme “nxiton” të lidhë marrëveshjen e detit me Greqinë, tani që ska Gjykatë! Ajo ndjehet mbi Kushtetutën!”

Statusi i plotë

Jo, jo! S’mund të jetë ashtu!

—————

Zoti Donald Lu ka deklaruar beftas dje, ndër të tjera se:

“…Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë i ka penguar korrupsioni ( dmth jo reforma). Vettingu po i zhbllokon ato…”

—————

Duke shprehur konsideratë tepër të lartë për për Ambasadorin e SHBA në Tiranë, nuk mund të jem dakort me këtë deklarim.

Së pari, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në vite ka arritur të garantojë kufizimin e qeverive, sa herë ato kanë tentuar të tejkalojnë mandatin kushtetues.

Është fakt që qeveritë nuk kanë “shkuar mirë” me këtë Gjykatë. Ndaj mund të themi se kjo Gjykatë e ka kryer mirë misionin e saj.

Ky mision nuk mund të kryhej dot nëse do ishte e korruptuar, sepse qeveria është korruptuesja më e madhe!

Ky mision u krye me guxim, profesionalizëm dhe me përbërje të besueshme të trupës gjyqsore.

Aktualisht, shteti Shqiptar nuk mund të nënshkruajë asnjë marrëveshje me askënd, sepse nuk ka një bend ku të vlerësohet kushtetutshmëria e marrëveshjeve.

Ndaj qeveria e sotme “nxiton” të lidhë marrëveshjen e detit me Greqinë, tani që ska Gjykatë! Ajo ndjehet mbi Kushtetutën!

Normal sepse nuk ka kush ta kufizojë!

Se dyti, Gjykata Kushtetuese është gjykatë e të drejtave të njeriut. Ajo garanton liritë dhe të drejtat e çdo individi. Kur mungon gjykata, qeveria ndjehet “legjitime” të rrëmbejë çdo të drejtë e liri të imdividit.

Qeveria e sotme po e bën këtë gjë.

Ndaj asnjë arësye nuk mund të “legjitimojë” lënien e vendit pa Gjykatë Kushtetuese! Asnjë!

Pa këtë gjykatë Shqiptarët nuk mund të shkojnë dot as në Strasburg.

Së treti, Gjykata Kushtetuese, megjithë mangësitë e saj ka qenë me e besueshmja. Ishte e tillë sepse kufizoi qeveritë, krijoi praktikë të mirë kushtetuese dhe, gjykatësit u emëruan sipas parimit të ballancës.

Pra nuk mbështetet fare teza që kjo Gjykatë u pengua nga korrupsioni!

Sa për Gjykatën e Lartë, ashtu është kishte dhe ka një përceptim të lartë si e “korruptuar”.

E vërteta është se asnjëherë nuk u bë një reformë reale në funksionimin e saj. Për pasojë gjykatësit atje u ndjenë “mbi çdo ligj”.

Çështja është se vettingu ka rritur numrin e çështjeve që presin të gjykohen.

Kjo do të thotë se : do rritet çmimi i korrupsionit!

Pra jo vetëm që korrupsioni nuk u shua, por u shtua dhe me çmim më të lartë!!!

Kështu që vettingu, që gjithnjë e më shumë po bëhet selektiv dhe i pabesueshëm, nuk po e ndëshkon korrupsionin!

Përkundrazi, përveç korrupsionit tashmë drejtësia drejtohet nga qeveria!!! As që bëhet fjalë për pavarësi politike!

Askush nuk guxon të gjykojë qeverinë, qeveritarët dhe të lidhurit me ta!

Ambasadori mund ta dëshmojë vetë këtë gjë…

Ky është realiteti që po jetojnë Shqiptarët, pavarësisht ç’thonë Ambasadorët!

Ndaj skam sesi të jem dakort me këtë realitet e as me deklarimet që e mbështesin atë…

Etiketa: donald lugjykata kushtetueseYlli Majani


Ju sugjerojmë

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash
Politikë

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

13 Shtator, 2025 8:59 am
Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
Kryesore

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

12 Shtator, 2025 7:17 pm
Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
Kryesore

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

12 Shtator, 2025 6:55 pm
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit
Politikë

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

12 Shtator, 2025 6:19 pm
Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
Kryesore

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

12 Shtator, 2025 5:48 pm
Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit
Politikë

Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

12 Shtator, 2025 5:20 pm
Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues
Politikë

Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues

12 Shtator, 2025 1:39 pm
Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë
Politikë

Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë

12 Shtator, 2025 12:51 pm
Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj
Kryesore

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj

12 Shtator, 2025 12:15 pm
‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës
Kryesore

Bojkot në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës? Berisha: Është një opsion

12 Shtator, 2025 11:17 am
Para
E fundit/ Aksidenti i rëndë, përplasen disa mjete, ka të plagosur rëndë

E fundit/ Aksidenti i rëndë, përplasen disa mjete, ka të plagosur rëndë

E fundit/ Alarm për bombë, valixhe e dyshimtë në Bulevard

E fundit/ Alarm për bombë, valixhe e dyshimtë në Bulevard

Video/ Nipi u kap me 5 milion euro, flet gjyshi: Kishte 4 muaj që punonte shoqërues i shoferit

Video/ Nipi u kap me 5 milion euro, flet gjyshi: Kishte 4 muaj që punonte shoqërues i shoferit
















TE FUNDIT

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
13 Shtator, 2025

Ushtria izraelite tha se më shumë se 250.000 persona janë larguar nga Qyteti i Gazës për në pjesë të tjera...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Trump kushte për NATO-n: Mos blini naftë ruse

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
13 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka vendosur kushtet e tij të reja për NATO-n për t’i dhënë fund luftës në...

Lexo më shumë

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore
13 Shtator, 2025

Bashkimi Evropian ka dënuar mbylljen e zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e...

Lexo më shumë

FIFA njofton ndryshime në kalendarin e sezonit të ardhshëm

FIFA njofton ndryshime në kalendarin e sezonit të ardhshëm
13 Shtator, 2025

FIFA, organizmi botëror i futbollit ka njoftuar një ndryshim rrënjësor sa i takon kalendarit të ndeshjeve duke nisur nga sezoni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com