Ylli i NBA, Russell Westbrook është infektuar me Covid-19. Organizatori i Houston Rockets dhe një nga basketbollistët më të mirë të viteve të fundit në NBA, e dha lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Rezultova pozitiv me Covid-19 para se skuadra të nisej për në Orlando. Aktualisht ndihem mirë, në karantinë dhe duke pritur që t’i bashkohem shokëve kur të shërohem. Faleminderit të gjithëve për urimet dhe mbështetjen. Ju lutem, merreni seriozisht këtë virus”, shkruan Westbrook.
NBA pritet të rinisë në 30 korrik, me të gjitha skuadrat që janë grumbulluar në Orlando për të mbyllur sezonin.
Në testimet e fundit që u janë bërë të gjithë basketbollistëve, 7% e tyre kanë rezultuar pozitivë (25 nga 351). /Opinion.al