Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ylli Doci: Besimtarët do shkojnë në jetën e përjetshme, jobesimtarët në…

2020/07/07 at 7:02 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Ylli Doci: Besimtarët do shkojnë në jetën e përjetshme, jobesimtarët në…

Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Kombinat tronditi mbarë opinionin publik. tre gra të familjes Josifi u vetëflijuan, nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56 vjeç edhe vajza e saj Anita Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesën e tyre .


Ndërkohë vajza tjetër, e mbijetuara e vetme e familjes, Blerta u gjet me shenja jete. Më pas Blerta u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas u transferua tek reparti i psikiatrisë.

Kryetari i “Vëllazërisë Ungjillore” dhe pastori  Ylli Doci foli në “ABC News” për vetëflijimin e tre grave të familjes Josifi. Ai u shpreh se ngjarja e rëndë nuk ka as shpjegim logjik, por as edhe teologjik.

“Këmbëngulja për të mbajtur një njeri të vdekur për më shumë se një vit është e pazakontë e pashpjegueshme për mua. Kur dëgjova që vajza që vdiq e para kishte vdekur nga uria. Me sa duket kishte synuar të agjëronte dhe nuk e kuptoj mirë lidhjen me ringjalljen. Nuk ka një shpjegim logjik ajo që ato gra që kanë bërë dhe nuk ka as shpjegim teologjik. Ringjallja e Jezu Krishtit është diçka tjetër. Jezu Krishti u ringjall sepse ishte i vetmi pa mëkat”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës në studio Doci u shpreh se të gjithë do të ngjallen, sipas tij njerëzit që do të vdesin do të marrin një trup shpirtëror.

“Të gjithë njerëzit, ne që do të vdesim do të marrim trup shpirtëror. Por besimtarët do të shkojnë në jetë të përjetshme, jo besimtarët që nuk kanë mëkate të lara nga Jezusi do t’i marrin me vete mëkatet dhe do të shkojnë në liqenin e Zjarrtë me trupin e tyre shpirtëror. Ky është dallimi”, tha Doci.

Pjesë nga biseda në studio:  

Kur morët vesh për këtë ngjarje folët me pastorin Muça, e pyetët si është kjo histori dhe çfarë qëndrimi do të mbajmë në publik?

Doci: Familja e tyre është nga Përmeti. Këto vajza shkonin tek kisha në Përmet. Kuptova sot që vetëm vajzat shkonin në Kishë, nëna nuk ishte pjesë e Kishës. Në fillim dëgjova se ishin dëshmitare të Jehovait dhe komunikova me një mikun tim, për të shpjeguar disi situatën. Publikisht dhe teorikisht dokumentet e dëshmitarëve të Jehovait, doktrina e  nuk e pranon vetëvrasjen. Pra nuk është e drejtë të stigmatizohen.

Babai i tyre ka kaluar një traumë dhe është vetëvrarë. Kjo është shumë e rëndësishme.

Nëse dikush vet vreten për shkak të vështirësive financiare, traume familjare është e rëndë, por kur vret veten në emër të Zotit është shumë diskutueshme?

Doci: Janë komplekse faktorët. Ajo që në shohim me traumë edhe vdekja e babait të tyre. Arsyeja pse është e rëndë është se tregon një kontekst psikologjik në të cilën ata njerëz kanë jetuar. Edhe me ardhjen në Tiranë, vetëm dy vajzat kanë shkuar në Kishë, jo nëna. Tek Kisha e Pastor Fitor Muçës.

Kemi dy elementë. Kemi elementin e lidhjes së mamasë me Dëshmitarët e Jehovait dhe vajzave që kanë qenë pjesë e Kishës së Fitor Muçës. Dje është raportuar se Prokuroria do të shoshë të gjitha lidhjet e Bashkësive Fetare në këtë çështje. Sa ju takon ju, i druheni gjetjet mund të çojnë në diçka që mund të cenojë?

Doci: Jo. Në asnjë mënyrë. Nuk kemi asgjë për të fshehur.

Më tej ai sqaroi: Aryeja pse sot ka demokraci është sepse Protestantizmi u shfaq në skenën e historisë botërore.  Shpëtimi është me anë të besimit,-thotë “Bibla”. Edhe Mrtin Luther u ngrit kundër sekteve të gabuara. Filloi si një sekt, në kuptimin që u veçua, por një sekt është ai që mbetet misterioz, ku nuk diskutohet. Këto janë sektet.

Kurse Protestantizmi u veçua nga katolicizmi, por nuk mohoi besimin e krishterë, por theksoi aspektin e shpëtimit të besimit. Krishterimi është ai që solli të drejtën e zërit të çdo individi që ka me vete Biblën.

Proselitizmi kuptohet ndryshe. Proselitizmi do të ishte një mënyrë manipuluese, pra detyruese të njerëzve për tu bashkuar me një grup tjetër të cilit i përkasin, kurse Ungjillizimi është përpjekje humanitare.

Është në përgjithësi e vërtetë që njerëzit në situatë krize, trumatike, janë të predispozuar për të hedhur sytë nga një drejtim tjetër.

Këto dy motra që kishin një jetë të traumatizuar, në Tiranë shkojnë në Kishën Ungjillore. Kisha Ungjillore  nuk është se ka një organizim të centralizuar. Ka një lexim strikt të Biblës i fut njerëzit në marrëdhënie personale me Zotin.

Sa ekziston rreziku që një person i traumatizuar dhe me probleme të gjejë të vërtetën dhe të jetë pjesë e një derive sektare ai vetë?

Doci: Përse është rrezik që një njeri të gjejë të vërtetën?

Këto vajza në emër të vërtetës bënë atë akt?

Doci: Ajo që do të thoja unë është,- ringjallja e Jezu Krishtit nënkupton dashurinë e perëndisë për njeriun mëkatar. Në këtë gjendje të tronditur apo krize. Edhe traumat personale janë rezultat i mëkatit të thellë, të pakuptueshëm nga njeriu.

Kur t’i vjen dhe kupton që ka një perëndi që të do ashtu si ti je, dhe ka ofruar për ty birin e tij, kurbanin, për të larë mëkatin tënd. Që ti të jesh i lirë nga barra e fajit dhe mëkatit. Kur kupton këtë dhe pranon dashurinë e perëndisë

t’i je i përtërirë. Ke hequr barrën e frikës, të mëkatit dhe jeton një jetë të re. Është krishterimi ai që ka sjellë qytetërimin që unë dhe ti jetojmë sot.

Pra në njëfarë mënyrë Kisha Ungjillorë dështoi që t’i japë këtë fillim të ri besimi, familjes Josifi?

Doci: Jo, unë nuk e di nëse ishin vërtet besimtare. Disa miq të mi mendojnë se ishin vërtet besimtarë. Besimtar është një njeri që nuk ka sëmundje mendore. Këto vajza mund të kenë qenë të predispozuara si rezultat i asaj që ka ndodhur. Shëndeti mendor është diçka tjetër nga besimi i tyre.

Ju thoni që ne nuk kemi faj?

Doci: Po sigurisht. Krishterimi njihet që nuk është një kult vëllavrasës apo vetëvrasës. Njihen ato ideologji që kanë në bazën e tyre të tilla probleme.

Sot jemi 30 mijë. Ne biem në sy për shkak se ka qenë një numër tepër i vogël dhe nuk ka pasur traditë Ungjillore. Janë të gjithë të konvertuar. Në këtë kuptim mund të themi që është më befasues, por jo në kuptimin e numrave. Ata që janë bërë Ungjillorë me të vërtetë e kanë kuptuar, nuk vijnë natyrshëm.

Si bëhesh Pastor? Si ndodh që një artis bëhet President i “Vëllazërisë Ungjillorë” shqiptare, një Bashkësi e njohur nga shteti shqiptar?

Doci: Jam marrë me art që në fillore. Besoj që arti më ka hapur sytë për të parë se jetë është më e thëllë. Arti ishte Zot për mua në shkollë të mesme. Në shkollë të lartë u takova me njerëz të çuditshëm që perëndia ekziston. Unë isha atesit. U bëra besimtar sepse kuptova që ka më shumë logjikë që të besosh se ekziston perëndia.

Më kanë bindur jo thjesht argumentet filozofike. Gur i pakalueshëm për mua ka qenë fakti historik i vdekjes dhe ringjalljes së Jezu Krishtit në Jeruzalem. 

Të gjithë njerëzit që besojnë në Jezu Krishti, ata kanë faljen e mëkateve për shkak të vdekjes së tij. Ai është flijimi për ta.

Kur unë të vdes do të ngjallem?

Doci: Të jem i sinqertë me ty, të gjithë do të ngjallen në kuptimin që do të marrin një trup shpirtëror. Një trup si ai i Jezusit. Të gjithë njerëzit, ne që do të vdesim do të marrim trup shpirtëror. Por besimtarët do të shkojnë në jetë të përjetshme , jo besimtarët që nuk kanë mëkate të lara nga Jezusi do t’i marrin me vete mëkatet dhe do të shkojnë në liqenin e Zjarrtë me trupin e tyre shpirtëror. Ky është dallimi.

Kush do ta lajë mëkatin tim? Për mua është rezusi që unë i besoj. Ti që nuk beson do ta lash vetë, larja është liqeni i Zjarrtë./ Burimi: Abc News



Ju sugjerojmë

Mbledhja e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së, Malaj: Në 2024, PBB pati rritje…
Aktualitet

Mbledhja e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së, Malaj: Në 2024, PBB pati rritje…

27 Qershor, 2025 12:59 pm
FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar
Kryesore

FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar

27 Qershor, 2025 12:52 pm
Koli Bele:Të jemi të kujdesshëm para se të themi që komisionerët kanë trafikuar vota
Aktualitet

Koli Bele:Të jemi të kujdesshëm para se të themi që komisionerët kanë trafikuar vota

27 Qershor, 2025 12:47 pm
Përfundon rinumërimi për Tiranën, Braho: Procesi nuk prodhoi asnjë ndryshim, ishte..
Aktualitet

Përfundon rinumërimi për Tiranën, Braho: Procesi nuk prodhoi asnjë ndryshim, ishte..

27 Qershor, 2025 12:39 pm
Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas
Aktualitet

Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas

27 Qershor, 2025 12:26 pm
Zjarri në Mirditë, kryetari i bashkisë thirrje të ndërhyhet nga ajri: Situata është kritike
Aktualitet

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të shuara në 24 orë

27 Qershor, 2025 12:21 pm
KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe
Aktualitet

KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe

27 Qershor, 2025 12:06 pm
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Rajoni

Shtyhet për nesër përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

27 Qershor, 2025 12:02 pm
Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim
Rajoni

Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim

27 Qershor, 2025 11:49 am
Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!
Aktualitet

Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!

27 Qershor, 2025 11:44 am
Para
Mbytet një 60-vjeçare në Durrës

Mbytet një 60-vjeçare në Durrës

Takimi me opozitën parlamentare, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit

Takimi me opozitën parlamentare, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit

Reforma Zgjedhore, Rama: Këto janë dy pikat e panegociueshme

"Nuk jam për lista të hapura", Rama takim me deputetët: Koalicione mund...
















TE FUNDIT

Mbledhja e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së, Malaj: Në 2024, PBB pati rritje…

Mbledhja e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së, Malaj: Në 2024, PBB pati rritje…
27 Qershor, 2025

Ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, ka qenë i pranishëm në Mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar...

Lexo më shumë

FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar

FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar
27 Qershor, 2025

Skema e final-four në Superligën Shqiptare ka rigjeneruar të ardhura të shumta në arkat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Fakt...

Lexo më shumë

Koli Bele:Të jemi të kujdesshëm para se të themi që komisionerët kanë trafikuar vota

Koli Bele:Të jemi të kujdesshëm para se të themi që komisionerët kanë trafikuar vota
27 Qershor, 2025

Anëtari i KAS, Koli Bele ka folur për mediat pas përfundimit të rinumërimit të votave të qarkut Tiranë. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë

Përfundon rinumërimi për Tiranën, Braho: Procesi nuk prodhoi asnjë ndryshim, ishte..

Përfundon rinumërimi për Tiranën, Braho: Procesi nuk prodhoi asnjë ndryshim, ishte..
27 Qershor, 2025

Procesi i rinumërimit të votave të qarkut Tiranë, si ato për subjektet politike dhe të kandidatëve, nuk pasoi në asnjë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com