Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Yjet e së ardhmes” fiton çmimin “Filmi më i Mirë Ndërkombëtar” në Festivalin e Filmit “Castelli Romani 2024”

2024/10/15 at 8:25 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Yjet e së ardhmes” fiton çmimin “Filmi më i Mirë Ndërkombëtar” në Festivalin e Filmit “Castelli Romani 2024”

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Castelli Romani” (CRoFFI), një festival me një prani të lartë yjesh të kinematografisë italiane dhe ndërkombëtare, zhvilloi Edicionin e tij të Tetë në  datat 4-11 Tetor 2024 në Ariçia (Romë). Konkurimi u zhvillua në kategoritë e Filmit të Shkurtër dhe Filmit me Metrazh të Gjatë, ku u përfshinë 54 Filma të Shkurtër, nga mbi 15 vende të botës dhe 11 Filma me Metrazh të gjatë, nga Shqipëria, Italia, Bullgaria, Gjermania dhe Franca.


Oferta filmike u ndoq nga publiku në Grottaferrata – Cinema Alfellini, Frascati – Cinema, pallati Chigi – Ariçia dhe online në CROFFI TV.

Konkurimin në këto kategori e ndoqi Juria Qendrore, e përbërë nga: Mimmo Calopresti – president (regjisor, skenarist dhe aktor), Janet De Nardis – regjisore dhe skenariste, Stefano Masciarelli – aktor, Stefano Reali – regjisor, Stefania Casini – regjisore, aktore, Blas Roca Rey – aktor, Josephine Alessio – gazetare (Rai News 24), Massimo Spano – regjisor dhe producent, Morena Gentile – aktore dhe producente, Alessandro Pondi – regjisor dhe Teresa Razzauti – regjisore kastingu dhe Juria e Medias, e përbërë nga: Elisabeth Missland, Dundar Kesapli, Luciano Sciubra, Sergio Fabi, Flavia Arcangeli, Alba Kepi, Ettore Giuffrida,l Vera Naydenova, Paola Medori dhe Marta Coco.

Në konkurimin e Filmit të Shkurtër u ndanë 22 çmime, tetë prej të cilëve çmime për aktorët protagonistë dhe joprotagonistë, çmimet “Filmi më i Mirë”, “Fotografia më e Mirë” dhe “Regjia më e Mirë”, disa çmime karriere si edhe çmimet e Kritikës, Medias dhe Publikut.  Në  konkurimin e Filmit me Metrazh të  Gjatë  u ndanë 23 çmime, tre prej të cilëve çmime karriere për aktorët protagonistë, joprotagonistë dhe ndërkombëtarë, çmimet “Filmi më i Mirë”, “Filmi më i Mirë Ndërkombëtar” dhe “Regjia më e Mirë” si edhe çmimet e Kritikës, Medias, Publikut dhe rrjeteve sociale.

Filmi “Yjet e së ardhmes” (Skenarist – Uli Bree, Regjisor dhe producent – Edmond Topi,  – Drejtor fotografie – Leonard Qendro, Konsulent Artistik – Mirela Oktrova, Kompozitor – Saimir Çili, Montazhi: Eliodor Markja, Grimi dhe kostumet – Bebeka Alla, Interpretues – Tinka Kurti (Nderi i Kombit), Reshat Arbana (Nderi i Kombit), Margarita Xhepa (Nderi i Kombit), Luftar Paja (Mjeshtër i Madh), Gazmend Paja, Elia Zaharia, Ema Andrea, Sadush Ylli, Karafil Shena, Bajram Dosti, Igli Zarka, Jorida Meta) ia doli të rrëmbente zemrat e publikut dhe të tërhiqte vëmendjen e jurisë, e cila e vlerësoi si “Filmi më i Mirë Ndërkombëtar”.

Publiku roman dhe jo vetëm u entuziasmua dhe emocionua nga historia e bandës së të moshuarve “të rinj”, “Robi dhe Trinitrina” dhe vullneti i tyre për ta jetuar jetën deri në fund dhe me të gjithë fuqinë…, pavarësisht të papriturave të jetës… interpretuar me mjeshtëri nga Tinka Kurti, Reshat Arbana, Margarita Xhepa dhe Luftar Paja. Bashkudhëtari dhe nxitësi i tyre, Robi (Gazmend Paja) është një artist ende i “pashpërthyer”. Prej vitesh bën muzikë por ende nuk është i njohur. Mendon se kjo mundësi do t’i krijohet nëse, me formacionin e tij muzikor arrin të fitojë konkursin kombëtar “Yjet e së ardhmes”. Por sherrosja në një lokal e shpie në gjyq, ku i kanoset burgu… . Kur gjykata ia konverton dënimin me punë në dobi të komunitetit, ai përfundon në një shtëpi të moshuarish, ku ka shefe fqinjën (Elia Zaharia), të cilën e “torturon” përnatë me muzikën tij. Temperamenti prej artisti e miqëson shpejt me të moshuarit, të cilëve u rizgjon dëshirën për të jetuar dhe e afron me vajzën, e cila e njeh nga një plan tjetër. Po puna është me orë të zgjatura, ndaj formacioni i tij e zëvendëson… Tentativa për të bërë një kor me të moshuarit, shihet si shkelje nga drejtoresha (Ema Andrea), e cila e largon nga puna dhe njofton gjykatën. Pa formacion dhe me një këmbë në burg, duket se ëndrra u gropos përfundimisht, derisa “miqtë“ e moshuar e ftojnë të krijojë një formacion me ta. Sado e çmendur, ideja funksionon: ata ushtrohen rregullisht fshehurazi drejtoreshës që mbikqyr të moshuarit dhe policisë që kërkon artistin. Edhe „zbulimi“ dhe më pas përplasja me drejtoreshën, jo vetëm që nuk i paralizon, por i bën të moshuarit „heronj“, të publikut dhe të të rinjve…, pavarësisht moshës dhe të papriturave, që ajo „ruan“ për ta…

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Castelli Romani” (CRoFFI) – është një ngjarje e rëndësishme kinematografike, me fokus kryesor te produksionet e pavarura. Duke e konsideruar kinemanë si një mjet i rëndësishëm promovimi për rajonin Castelli Romani, i njohur për veçoritë e tij historike, kulturore, arkitekturore dhe ofertat eno-gastronomike, organizatorët e festivalit (shoqata “Punto e Virgola 2017”), synojnë, që përmes personaliteteve të njohura të kinemasë italiane dhe ndërkombëtare, të tërheqin më shumë vëmendjen e turistëve, të cilët shpesh ndalen vetëm në Romë pa zbuluar thesaret e mrekullueshme të Castelli Romani.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Castelli Romani” (CRoFFI) e zhvilloi ceremoninë e ndarjes së ccmimeve të Edicionit të tij të Tetë (4-11 Tetor 2024) në mjediset e mrekullueshme të Pallatit dukal Ariçia (Romë) – një shembull unik i një rezidence baroke të konservuar në kontekstin e saj arkitekturor, urban dhe peizazhor.

Amatorët e kinemasë, e kanë të njohur pallatin, si kulisën historike të njërit prej filmave më të ndjekur të kinematografisë italiane dhe botërore, “Leopardi” (“Il Gatopardo”, Luchino Visconti – 1963), me të paharrueshmit: Burt Lancaster, Alain Delon dhe Claudia Cardinale.



Ju sugjerojmë

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri
Bota

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri

25 Dhjetor, 2025 2:00 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Tiranë

25 Dhjetor, 2025 1:52 pm
Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim
Aktualitet

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

25 Dhjetor, 2025 12:57 pm
Protestë dhe festë, fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes në rrugë
Bota

Protestë dhe festë, fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes në rrugë

25 Dhjetor, 2025 12:54 pm
10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025
Life Style

10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025

25 Dhjetor, 2025 12:38 pm
Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein
Bota

Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

25 Dhjetor, 2025 11:32 am
Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
Bota

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq

25 Dhjetor, 2025 10:32 am
Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër
Kronikë

Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

25 Dhjetor, 2025 10:29 am
Zelensky në fjalimin e Krishtlindjes: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë
Bota

Zelensky në fjalimin e Krishtlindjes: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë

25 Dhjetor, 2025 10:14 am
Krishtlindjet/Urimet dhe kritikat e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin
Bota

Krishtlindjet/Urimet dhe kritikat e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin

25 Dhjetor, 2025 9:38 am
Para
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Sot u hapën 5 kapituj që prekin ‘shtyllën kurrizore’ të shtetit

Ambasadori i Shqipërisë në BE: Sot u hapën 5 kapituj që prekin ‘shtyllën kurrizore’ të shtetit

“Izraeli u krijua nga vendimi i OKB”, Netanyahu i përgjigjet Macron: E arritëm me gjakun e heronjve tanë

“Izraeli u krijua nga vendimi i OKB”, Netanyahu i përgjigjet Macron: E arritëm me gjakun e heronjve tanë

Gjekmarkaj reagon për masën ndaj Berishës: Nuk mund të linçohet, po trajtohet si një individ inferior ndaj ligjit

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të dënimit për Salianjin, Gjekmarkaj: Drejtësia ka vdekur
















TE FUNDIT

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri
25 Dhjetor, 2025

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se kanë penguar disa sulme të planifikuara për ditët e Krishtlindjes dhe Vitit të...

Lexo më shumë

Qëllohet me thikë një person në Tiranë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
25 Dhjetor, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në kryeqytet, si pasojë e një konflikti me dy persona të tjerë....

Lexo më shumë

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim
25 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ndarë një mesazh urues për besimtarët shqiptarë. Në urimin e tij nga Katedralja e...

Lexo më shumë

Protestë dhe festë, fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes në rrugë

Protestë dhe festë, fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes në rrugë
25 Dhjetor, 2025

Fermerët francezë që vijojnë të mbajnë të bllokuara disa akse rrugore në jugperëndim të Franca festuan Krishtlindjen në protesta, pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com