Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xi Jinping, vizitë shtetërore treditore në Rusi

2023/03/20 at 4:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Xi Jinping, vizitë shtetërore treditore në Rusi

Presidenti kinez Xi Jinping ndodhet për një vizitë shtetërore treditore në Rusi, një tregues i lidhjeve të ngushta me udhëheqësin rus Vladimir Putin. Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe propozimi i paqes i Kinës për këtë luftë, janë pjesë kryesore të rendit të ditës.


Kjo është vizita e parë në Moskë nga një udhëheqës i huaj që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi udhër-arrestin për presidentin rus.

Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Moskë të hënën ku ai pritet ta paraqesë Pekinin si ndërmjetës të mundshëm për paqen në konfliktin e Ukrainës, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin shpreson të sigurojë mbështetjen e tij përballë presionit perëndimor.

Rusia po e paraqet vizitën e zotit Xi, e para e tij që kur ai siguroi një mandat të tretë të paprecedentë këtë muaj, si dëshmi se ka një mik të fuqishëm të gatshëm për të qëndruar krah saj, përballë një Perëndimi armiqësor të cilin po e akuzon se po përpiqet të izolojë dhe mposhtë Moskën.

Andrea Kendall-Taylor është studiuese në Qendrën për një Siguri të Re Amerikane.

“Vizita e tij [Xi Jinping] në Moskë në këtë moment përcjell një sinjal shumë të rëndësishëm të mbështetjes së tij të vazhdueshme për Putinin. Dhe sigurisht synimi është për t’u treguar Shteteve të Bashkuara në veçanti se këto dy vende janë në një linjë, se ata kanë këtë partneritet të thellë dhe se ata janë kundër Shteteve të Bashkuara, se janë të bashkuar kundër ndikimit të SHBA-së dhe Perëndimit që ata e shohin si kufizim të fuqisë së tyre në skenën ndërkombëtare”, thotë Andrea Kendall-Taylor.

Ekspertët thonë se propozimi i paqes është veçanërisht i rëndësishëm për Kinën.

“Është vetë Kina ajo që është më e interesuara për propozimin e paqes, sepse situata aktuale është shumë e pafavorshme për të. Lidhjet e saj ekonomike po dobësohen: tregtia ndërkombëtare, logjistika, infrastruktura. Kina është nën një presion shumë të madh”, thotë për Zërin e Amerikës, Alexey Maslov, profesor në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe një specialist për marrëdhëniet ruse kineze.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby i tha Zërit të Amerikës para vizitës se Uashingtoni është i shqetësuar që presidenti Xi nuk ka biseduar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe se ai duhet ta bëjë një gjë të tillë, në vend që të marrë vetëm perspektivën ruse.

“Do të shqetësoheshim nëse nga ky takim do të dilej me një lloj thirrjeje për një armëpushim, sepse një armëpushim në këto momente do të mbështeste përparimet e Rusisë në terren. Në fakt ai do t’i shërbente qëllimit të Rusisë për një armëpushim që në thelb do të ishte një ndalim i luftimeve, pa një njohje të faktit që Rusia ndodhet ilegalisht brenda Ukrainës”, tha ai.

Zoti Xi është udhëheqësi i parë i huaj që shtrëngon duart me zotin Putini që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për të të premten lidhur me deportimin e fëmijëve ukrainas në Rusi.

Moska e quajti akuzën një veprim në valën e shfaqjeve “qartazi armiqësore” dhe Pekini tha se ajo pasqyron standarde të dyfishta. Perëndimi i ka quajtur akuzat ishin të drejta.

Komisioneri i Lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Josep Borrell tha se megjithëse Moska thotë se vendimi i Gjykatës nuk është i vlefshëm pasi Rusia nuk e njeh atë, ai duhet parë nga pikëpamja praktike.

“Nëse presidenti Putin udhëton në një nga më shumë se 130 vendet që kanë nënshkruar këtë traktat ndërkombëtar, ai duhet të arrestohet menjëherë. Kjo është diçka që duhet marrë seriozisht në konsideratë, sepse ne mund të negociojmë çfarë të duam, por ky vendim i gjykatës mbetet i vlefshëm. Putini do të arrestohet nëse udhëton në ato vende”.

Presidentët Putin dhe Xi po mbajnë sot bisedime joformale dhe do të marrin pjesë në një darkë për nder të udhëheqësit kinez. Para fillimit të agresionit rus në Ukrainë, të dy presidentët kishin deklaruar se kishin një “miqësi pa kufij”. Megjithatë Kina është përpjekur ta paraqesë veten si neutrale në konflikt./ VOA



Ju sugjerojmë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Messi rinovon kontratën me Inter Miami
Sport

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

24 Tetor, 2025 5:31 pm
PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
Politikë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

24 Tetor, 2025 5:16 pm
Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Para
54% më shumë të huaj për Shkurtin

54% më shumë të huaj për Shkurtin

Rama: Shqiptarët, pa viza drejt Emirateve të Bashkuara nga 20 Prilli

Rama: Shqiptarët, pa viza drejt Emirateve të Bashkuara nga 20 Prilli

100 vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri/ Urimi i DASH: Shohim drejt së ardhmes

DASH: Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit dhe korrupsioni në Shqipëri
















TE FUNDIT

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
24 Tetor, 2025

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe foto nga Berlini, ku në krah të...

Lexo më shumë

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
24 Tetor, 2025

Rreth 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë katolikë në Itali në raste të raportuara që nga viti 2020, sipas një...

Lexo më shumë

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
24 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në RTS, ku foli për çështjet më të...

Lexo më shumë

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
24 Tetor, 2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Zemaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com