-Kulturë

Xhubleta shqiptare në UNESCO, Margariti: Tashmë pasuri e gjithë njerëzimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:37 - 29/11/22 |
Opi Nion

Xhubleta shqiptare, me vota unanime është pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margaritari përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Në postimin e saj në Facebook, ministrja Margariti shkruan se ky lajm është i jashtëzakonshëm dhe se vjen si një dhuratë në 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ndër të tjera, ajo thotë se tashmë xhubleta shqiptare është pasuri e gjithë njerëzimit.

“Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë! Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit”, shkruan ministrja Margariti./Opinion.al

Pas