Aktualitet

Xhixho në shkollën në Kamëz: Kur përfundojnë punimet? Nxënësit ecin 1 orë larg



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:18 - 12/09/22 |
Opi Nion

Në nisje të vitit të ri shkollor, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka qenë në Kamëz në shkollën “Ibrahim Basha”, e cila prej muajit mars qëndron e mbyllur, pasi ende nuk ka përfunduar rikonstruktimi.

Bashkë me banorët e zonës, deputetja e Partisë së Lirisë kërkoi nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli që të japë një shpjegim për ecurinë e punimeve të kësaj shkolle dhe në çfare faze është tenderimi.

Xhixho tha se fëmijët po zhvillojnë mësim në shkolla të tjera, të cilat janë 1 orë larg, ndërsa shtoi se kostoja e transportit për këto familje është rritur. Ajo i bëri thirrje bashkisë, por edhe ministrisë që të kompensoje prindërit.

“Sot kisha pritur që kryetari i bashkisë së Kamzës të vinte dhe të jepte llogari për qytetarët, të cilët kanë që në mars 2022 që nuk kanë më shkollën e tyre. Edhe pse të larguar nga shkolla e tyre në shkolla të tjera që janë 1 orë larg, përsëri nuk ka asnjë gjurmë të ndërtimit apo të punimeve. Sot do të doja ti jepja personalisht kryetarit të bashkisë një letër me shqetësimet e qytetareve, të cilët nuk ka denjuar ti dëgjojë. Rilindja duhet të kuptojë që ka ardhur koha për llogaridhënie, janë 900 nxënës që duan të kenë një shkolla të re. Qytetarët por edhe unë duam të dimë kush është projekti i kësaj shkolle, në çfarë faze  të tenderimit, kur përfundojnë ndërtimet dhe këta banorë kanë një kosto shtesë, a ka menduar bashkia apo ministria për ti rimbursuar”, tha ndër të tjera deputetja e Partisë së Lirisë.

Pas