Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhisiela Maloku: Nuk është deklarata ime, nuk janë fis kriminelësh

2018/10/01 at 10:25 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Xhisiela: Unë nuk e duroj dot atë fakt. Kështu është marrëdhënia jonë

Xhisiela Maloku, vajza që prej ditësh është kthyer në kryefjalën e mediave, të hënën, përgënjeshtroi të gjithë skenarin e paraqitur nga mediat në lidhje me dhunën e ushtruar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja.

Maloku në një intervistë ‘tet a tet’ me drejtuesin e emisionit ‘Opinion’, gazetarin Blendi Fevziu deklaroi se dëshmia e saj që është publikuar në media, ku thuhet se është qëlluar me pjesën e pasme të pistoletës, qëlluar me grushte, që i është fikur cigarja në pjesën e kofshëve, nuk është e vërtetë.

Pak ditë pas publikimit në media të rastit të saj, ajo ka kthyer 180 gradë gjithë versionin e historisë; duke deklaruar se nuk është kërcënuar asnjëherë nga fisi Rrahja, si dhe denoncimin e ka kryer për shkak të xhelozisë.

Sipas saj, pasi i dashuri, Rexhep Rrahja, kishte shkuar me pushime me të dashurën e re.

Maloku tha se nuk është përdhunuar kurrë dhe se ka marrëdhënie të mira me familjen e tij, por edhe më të, për shkak të njohjes prej disa vitesh.

Blendi Fevziu:  Atëherë, në deklaratën që ju keni dhënë, jeni përgjigjur policisë: Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rrahja më kërcënoi se do më vriste, ata janë fis kriminelësh dhe rrinë gjithmonë me pistoleta. Unë nuk e kam babain se më është vrarë në vitin 1997 dhe jetoni me mamin dhe motrën.

Xhisiela Maloku: Ajo nuk është dëshmi e imja. Atë e ka thënë Emiliano jo unë. Ato që lexuat ju aty, i ka thënë Emiliano.

Blendi Fevziu: A jeni e sigurt për këto që thoni? Mos jeni nën presion?

Xhisiela Maloku: Kështu është siç them unë. S’jam në presion tani që flas. Nuk më ka thënë që ‘jam me pushime dhe sa të vi do të vras’, por kam folur me kushëririn e tij, dhe i kam thënë ku je se dua të flasim dhe më ka thënë, “jam me pushime, nesë ke nevojë unë vij direkt”. Kjo më duket mbështetje jo kërcënim.

Blendi Fevziu: Sipas ekspertëve që kemi pasur në studio është thënë se vetëm dëshmia e parë merret parasysh, pasi të tjerat mund të tërhiqen nën presion. Dëshminë e parë ja keni dhënë Citozit apo Emiliano Nuhut?

Xhisiela Maloku: Kallëzimin e parë e kam bërë në komisariatin Nr.3 në Tiranë. Komisariati i Tiranës më ka referuar në Komisariatin e Fushë-Krujës. Por dëshminë e kam dhënë në Tiranë. E kam tërhequr në Fushë-Krujë. Ndërsa të nesërmen, kam shkuar në Durrës për të tëhequr tërheqjen që kisha bërë herën e parë. Pra në Fushë-Krujë.

Blendi Fevziu: Keni pasur kontakte me Rexhep Rrahjen?

Xhisiela Maloku: Nuk më kujtohet nëse kam pasur kontakte, por me të afërmit e tij kam pasur dhe të kem gjithmonë kontakte. Pas dates 21 nuk e kam takuar më Rexhepin.

Etiketa: akuzatnuhuRexhep Rrahjaxhisiela maloku

Ju sugjerojmë

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat
Kryesore

Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat

12 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12 Dhjetor, 2025 4:24 pm
Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj

12 Dhjetor, 2025 4:17 pm
Para
Xhisiela: Unë nuk e duroj dot atë fakt. Kështu është marrëdhënia jonë

Xhisiela: U dhunuam verbalisht, më futi një shpullë

Xhisiela mohon faktet e gazetarëve, por ja çfarë deklaron Lala

Xhisiela mohon faktet e gazetarëve, por ja çfarë deklaron Lala

Paralajmërimi i NASA: Na presin ditë shumë të ftohta, temperatura rekord

Paralajmërimi i NASA: Na presin ditë shumë të ftohta, temperatura rekord

TE FUNDIT

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
13 Dhjetor, 2025

Kreu i PD Sali Berisha në mbedhjen e kryesisë, pasi ka bërë të ditur mbajtjen e protestës së parë kombëtare...

Lexo më shumë

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
13 Dhjetor, 2025

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu Sali Berisha ka kujtuar edhe një herë se e vetmja rrugë e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
13 Dhjetor, 2025

Dashi Mos u përpiq t’i përballosh të gjitha menjëherë. Mësimi i sotëm për ty është të jesh i duruar. Përballuni...

Lexo më shumë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
13 Dhjetor, 2025

Finalizohet faza e 11-të e operacionit policor të koduar “STORM” për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Kishin marrë një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com