InstaBIZ

Xhensila Myrtezaj zbulon këngën që ka shkruar Besi për të


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:27 - 12/04/20 |
Opi Nion

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar në programin “E Diela Shqiptare” ku ndau mjaft detaje interesante nga jeta e saj private dhe profesionale ne një intervistë të zhvilluar mjaft ndryshe.

Xhensila për herë të parë tregoi se në kohën kur ka kënduar këngën “Engjëlli im” ishte njohur me Besin, bashkëshortin e saj dhe zbuloi se teksti i këngës është shkruar nga ai.

Ardit Gjebrea: Në momentet që ti këndoje, ‘se ti je buzëqeshja e ditës për mua, je mëngjesi im’, a e kishe njohur Besin?

Xhensila Myrtezaj: Po sigurisht!

Ardit Gjebrea: E kishe njohur Besin?

Xhensila Myrtezaj: Po ti nuk di një gjë tjetër, se unë e kam kënduar këngën, por tekstin e ka shkruar vetë Besi për këngën e tij.

Ardit Gjebrea: E ka shkruar Besi për veten e vet?

Xhensila Myrtezaj: Po tani kështu i bie!

Ardit Gjebrea: Domethënë sesi do ta ndjeje ti Besin?

Xhensila Myrtezaj: Po është futur shumë thellë ka depërtuar në mendjen dhe në zemrën time.

Ardit Gjebrea: Sa vite keni bashkë ju?

Xhensila Myrtezaj: Plot 12 vite!/ Burimi: Tv Klan

 

Pas