Kryesore

Xhelal Mziu jep dorëheqjen si kryetar i degës së PD-së Kamëz


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:55 - 06/07/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD-së në Kamëz.

Mësohet se Mziu e ka dhënë dorëheqjen pasi ka vendosur të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Ai ka shprehur ambicien për të kandiduar sërish për Bashkinë e Kamzës , por Mziu nuk e përjashton as mundësinë që të kandidojë për deputet.

Më herët kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së partisë edhe kryetari i PD-së në Korçë dhe Fier.

Dorëheqjet vinë  në kuadër të udhëzimit të PD-së, ku thuhet se çdo kryetar dhe sekretar dege që kërkon të garojë për deputet apo kryebashkiak, duhet të japë më parë dorëheqjen./ Opinion.al

Pas