Aktualitet

Xhaxhai i shtruar në pavijonin COVID,qytetari:E lanë pa aparatura, me vdek


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:27 - 17/02/21 |
Doriana Çepunaj

Lekë Staka, është një qytetar nga Shkodra që ka shprehur ditën e sotme shqetësimin për shërbimin që po i bëhet xhaxhait të tij në pavijonin COVID të këtij qyteti.

Ai ka treguar se i moshuari i infektuar me koronavirus pas katër ditësh shtrimi në një nga spitalet COVID  në Tiranë, e kanë sjellë në Shkodër, ndërsa më pas e kanë lënë pa aparatura.

Staka thotë se tashmë i kanë thënë se do e shtrojnë në reanimacion, ndërkohë që më herët infermierja i ka marrë aparaturën duke i thënë se ishte stabilizuar.

“E sollën nga Tirana dhe e kanë lënë pa aparatura, me vdekë. Është me Covid, tani thonë po e  çojmë në reanimacion. Pse po e çojnë në reanimacion? E kanë lënë pa aparatura me vdekë. Ma mirë e nxjerrë jashtë. Nuk i kanë vënë aparatura, është 75 vjeç. Kur e sollën prej Tirane e lanë këtu. Infermierja tha je stabilizuar, je shumë mirë, po të marrim aparaturën. Ky s’ka pas nevojë me ngrënë bukë këtu. Tani do e çojnë në reanimacion. Ka qëndruar katër ditë në Tiranë. Infermierja ia morri aparaturën, se kena pru me hangër bukë këtu. Unë e kam axhë. Kemi kontaktuar me mjekë, por nuk i kanë sjellë aparaturën”, thotë ai.

Pas