Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhamia e Madhe e Namazgjasë, një Monument i Trashëgimisë Islame dhe Bashkëjetesës Fetare në Shqipëri

2024/10/08 at 9:11 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Xhamia e Madhe e Namazgjasë, një Monument i Trashëgimisë Islame dhe Bashkëjetesës Fetare në Shqipëri

Nga: Dr.Arben Ramkaj

Në vitin 2014, kryetari i atëhershëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH), z. Skender Brucaj, organizoi një takim të posaçëm me kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama. Takimi u mbajt në një sallë plotësisht të mbushur, duke përfshirë personalitete të rëndësishme të komunitetit mysliman, përfshirë mikun tim, z. Behauddin Gashi, dhe myftiun e Elbasanit, z. Agim Duka. Kryeministri mbajti një fjalim të shkurtër, ku shpalosi planin e tij për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Namazgjasë në Tiranë, duke theksuar se ajo do të ishte xhami pa “kullë”. Një nga çështjet që ai preku ishte debati i hapur me familjen Kruja për kompensimin e një pjesëze toke, ku do të ndërtohej xhamia, një fenomen i njohur për sfidat e pronësisë në Shqipëri.

Pas fjalimit, kryeministri Rama iu drejtua z. Brucaj me fjalët: “Tani është radha jote për të bërë detyrën, unë timen e përfundova.” Ky ishte një moment vendimtar për projektin e xhamisë, i cili tashmë kishte nisur një debat të gjerë publik. Në atë kohë, ishte krijuar edhe Këshilli i Teologëve, një organ me emra me peshë në fushën e teologjisë islame në Shqipëri. Kryetari Brucaj organizoi një mbledhje të posaçme në xhaminë Riza Pasha në Durrës, ku u diskutua në detaje çështja e pronësisë, shtetit dhe ndërtimit të xhamisë. Pas debatit, u mor një vendim konsensual që sqaronte se xhamia nuk po ndërtohej mbi një tokë të zaptuar, siç u përhap në rrjetet sociale.

Ky vendim më dha kënaqësi, pasi kisha kontribuar me një analizë te detajuar prej 11 faqesh lidhur me çështjen e xhamisë. Disa muaj më vonë, një vizitë zyrtare nga ish-kryeministri i Turqisë, z. Recep Tayyip Erdo?an, tashmë president i Turqisë, për inagurimin e punimeve të xhamisë së madhe në Tiranë, vulosi këtë projekt. Në inaugurim morën pjesë kryetari i KMSH-së, Baba Edmond Brahimaj, teologë të shquar dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe fetare. Mbaj mend që bëra një fotografi me imam Bilalin dhe imam Elvis Naçin, si një kujtim i rrugëtimit të gjatë dhe përpjekjeve për ndërtimin e një xhamie madhështore në zemrën e Tiranës.

Kjo xhami përfaqëson jo vetëm një simbol të identitetit fetar të myslimanëve shqiptarë, por edhe një lidhje të thellë historike dhe kulturore të Shqipërisë me trashëgiminë e saj islame dhe me marrëdhëniet natyrale me Turqinë. Si çdo projekt i madh, edhe ky u përball me sfida dhe polemika, përfshirë protestat dhe ankesat për ndikimin e tij mbi arkitekturën e qytetit, si dhe shqetësimet mbi të ashtuquajturin “rikthim të otomanizmit” në Shqipëri. U debatua gjerësisht për dizajnin e xhamisë, pozicionin dhe ndikimin e saj në hapësirën publike.

Megjithatë, sfidat nuk ndaluan përparimin e projektit. Investimi i qeverisë turke, përmes Dijanetit, dëshmuan se përkundër zërave të brendshëm, ky projekt ishte një arritje e madhe për myslimanët shqiptarë. Ndërkohë që debati mbi çështje të tilla si FETÖ dhe ndikimi i Turqisë në Shqipëri vazhdon në media dhe politikë rëndësia e ndërtimit të kësaj xhamie si një hap përpara për komunitetin mysliman shqiptar është e pamohueshme.

Ajo që mbetet e rëndësishme është se ky projekt do të lërë gjurmë të përhershme në strukturën sociale dhe kulturore të Shqipërisë. Në fund të ditës, xhamia e Namazgjasë do të qëndrojë si një monument i bashkëjetesës fetare dhe i përpjekjeve për të ruajtur trashëgiminë islame në një vend ku diversiteti kulturor dhe fetar ka luajtur një rol të rëndësishëm ndër shekuj.

Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
“Me sy të nxirë, dëmtim në kokë e villte gjak”, e moshuara dhunohet nga fqinji me skizofreni

“Me sy të nxirë, dëmtim në kokë e villte gjak”, e moshuara dhunohet nga fqinji me skizofreni

Bukë misri, domate e fostoksinë, helmet e ndaluara shiten me ushqimet

Bukë misri, domate e fostoksinë, helmet e ndaluara shiten me ushqimet

Ergys Mërtiri: Protesta ishte fitore për Berishën, por i shërben Edi Ramës

Ergys Mërtiri: Protesta ishte fitore për Berishën, por i shërben Edi Ramës

TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com