Taulant Xhaka, mesfushori i Kombëtares Shqiptare, prej disa kohësh ka konflikte me trajnerin De Biasi, dhe kjo i ka kushtuar atij edhe lojën në fushë. Ndeshja që Shqipëria zhvilloi kundër Izraelit, ishte shumë e rëndësishme për ekipin tonë, dhe mungesa e Xhakës sigurisht që e ka bërë këtë të fundit të ndihet shumë keq.
Por përpos të gjithave, Xhaka duket se i ka lënë mënjanë mëritë me trajnerin për të përshëndetur fitoren e ekipit të tij. Në një postim në “Facebook” ai shprehet i lumtur për këtë fitore duke uruar edhe lojtarët e tjerë. “Urime fitorja! Forca Shqipëria! ?????? Urime çuna. Një fitore e merituar” – shkruan Xhaka në “Facebook.