Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Xhaka Champions”, ja si e shikon Taulanti përplasjen me sivllaun e tij

2016/09/27 at 2:41 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Xhaka Champions”, ja si e shikon Taulanti përplasjen me sivllaun e tij

Granit Xhaka do t’i mbushë 24 vjeç nesër, por prindërit dhe miqtë e tij kanë udhëtuar në Londër për një arsye tjetër. Ata janë në kryeqytetin britanik për të parë ndeshjen e Ligës së Kampionëve, që do të luhet ndërmjet Arsenalit dhe Bazelit, të mërkurën. Vëllai i tij i madh dhe shoku më i mirë, Taulanti, nuk do të jetë në Londër për të festuar këtë ditëlindje dhe ka mundësi që dy vëllezërit të mos e telefonojnë njëri-tjetrin ditën e nesërme, për shkak se Taulanti dhe Graniti do të jenë të ndarë në dy tabore, para takimit të rëndësishëm të Ligës së Kampionëve për klubet e tyre.

xhaka 11
“Ne luanim futboll së bashku, pas shkollës, me shokët tanë, derisa errësohej. Graniti ishte sulmues në moshë të re; ai shënonte shumë gola. Unë luaj në një rol më difensiv se i Granitit dhe mund të mësoj nga ai, sidomos në pasimet nga distanca të largëta, çka është një specialitet i tij”, – thotë Taulanti në një intervistë me gazetën britanike, “The Telegraph”. Taulanti më tej rrëfen përballjen ndaj vëllait të tij të vogël në finalet e Kampionatit Europian, që u zhvillua në Francë, këtë vit. “Isha paksa i frikësuar, sepse nuk doja ta lëndoja atë. Mirëpo, pasi nis loja, ju vetëm qetësoheni dhe përqendroheni te ndeshja”, – rrëfen mesfushori i Bazelit.
xhaka22

Prindërit e tyre, Elmazja dhe Ragipi, mbërritën në Londër të dielën. Taulanti thotë se ata e përkrahin Bazelin me zemër, por do të lumturoheshin edhe nëse Arsenali i Granitit do të mbizotërojë në lojë. Ragipi dhe Elmaze kanë jetuar më parë në Prishtinë, në një kohë kur tensionet etnike midis serbëve dhe shqiptarëve në Jugosllavinë e viteve 90’ po bëheshin gjithnjë e më serioze. Ragipi kishte kaluar tri vite e gjysmë në burg, pasi herë pas here kishte marrë pjesë në demonstratat kundër regjimit komunist të kohës. Kur ai u lëshua nga burgu, u nis me familjen e tij me një autobus dhe udhëtuan përmes Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë veriore, përpara se të vendoseshin në Bazel, ku kanë lindur Taulanti dhe Graniti.
xhaka3

Taulanti thotë se i ka munguar prezenca e vëllait të tij, që prej se u transferua tek Arsenali: “Ne flasim shpeshherë në telefon, por një ditë përpara ndeshjeve nganjëherë ndoshta jo, sepse duhet të përqendrohemi te skuadrat tona.” Taluanti shpreson që ta takojë vëllanë e tij pas ndeshjes, duke thënë se një fitore e Bazelit do ta bënte më të lehtë një gjë të tillë. “Pas ndeshjes shpresoj që të takohemi me Granitin. Më duhet ta pyes trajnerin, por me shpresë se do ta fitojmë ndeshjen, edhe ai do të jetë në disponim të mirë”, – shprehet Taulanti. I pyetur nga “The Telegraph” rreth situatës aktuale të Granitit tek Arsenali, Taulant Xhaka shprehet i sigurt se vëllai i tij do të fitojë besimin e trajnerit francez të Arsenalit, Arsene Wenger, pavarësisht konkurrencës së madhe në skuadrën e “topçinjve”.

xhaka5xhaka4

Ju sugjerojmë

“Trishtim!”/ Spiropali: Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studiuesin e pasionuar
Aktualitet

“Trishtim!”/ Spiropali: Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studiuesin e pasionuar

22 Maj, 2025 1:40 pm
Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
Aktualitet

Kredia për banesa, zyrtarizohet rregullorja e re

22 Maj, 2025 1:39 pm
Berisha denoncoi fenomenin e “trenit bullgar”/ Celibashi: Rasti të hetohet
Aktualitet

Berisha denoncoi fenomenin e “trenit bullgar”/ Celibashi: Rasti të hetohet

22 Maj, 2025 1:34 pm
Votat e diasporës/ Celibashi: S’ka pasur fletë të shtuara apo të trafikuara
Aktualitet

Votat e diasporës/ Celibashi: S’ka pasur fletë të shtuara apo të trafikuara

22 Maj, 2025 1:24 pm
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

Celibashi: Platformat e KQZ, nën sulme kibernetike. Të organizuara nga jashtë

22 Maj, 2025 1:18 pm
Operacioni “Ura”/Berisha:E vonoi Dumani për qëllime elektorale, mashtroi Antimafian…
Aktualitet

Operacioni “Ura”/Berisha:E vonoi Dumani për qëllime elektorale, mashtroi Antimafian…

22 Maj, 2025 1:07 pm
“Të krijohet qeveri teknike”/Berisha:Qindra dokumente shkatërruan procesin zgjedhor
Aktualitet

“Të krijohet qeveri teknike”/Berisha:Qindra dokumente shkatërruan procesin zgjedhor

22 Maj, 2025 1:00 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I vdes pacientja gjatë ndërhyrjes, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë

22 Maj, 2025 12:45 pm
A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet merren në vazhdim, por..
Aktualitet

“Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit”/ Berisha: U gjetën fletë votimi dhe..

22 Maj, 2025 12:35 pm
Çfarë deklaronte Artan Lame pas dorëheqjes nga Kadastra dy vite më parë
Aktualitet

Çfarë deklaronte Artan Lame pas dorëheqjes nga Kadastra dy vite më parë

22 Maj, 2025 12:26 pm
Para
Fotolajm/ Nora Istrefi tërbon fansat, ja fustan transparent shokues që veshi

Fotolajm/ Nora Istrefi tërbon fansat, ja fustan transparent shokues që veshi

Park nudistësh, Parisi miraton projekt-idenë

Park nudistësh, Parisi miraton projekt-idenë

BB dënon sulmin ndaj biznesmenit: Investimet publike kanë rënë

BB dënon sulmin ndaj biznesmenit: Investimet publike kanë rënë

TE FUNDIT

“Trishtim!”/ Spiropali: Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studiuesin e pasionuar

“Trishtim!”/ Spiropali: Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studiuesin e pasionuar
22 Maj, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar për ndarjen nga jeta të Artan Lames. Përmes një mesazhi në rrjete sociale,...

Lexo më shumë

Kredia për banesa, zyrtarizohet rregullorja e re

Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
22 Maj, 2025

Asnjë bankë nuk do të japë kredi për qytetarët që duan të blejnë shtëpinë e parë më shumë se 85%...

Lexo më shumë

Berisha denoncoi fenomenin e “trenit bullgar”/ Celibashi: Rasti të hetohet

Berisha denoncoi fenomenin e “trenit bullgar”/ Celibashi: Rasti të hetohet
22 Maj, 2025

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, reagoi sot ndaj deklaratave të Sali Berishës për manipulim zgjedhor në Elbasan me të ashtuquajturin...

Lexo më shumë

Votat e diasporës/ Celibashi: S’ka pasur fletë të shtuara apo të trafikuara

Votat e diasporës/ Celibashi: S’ka pasur fletë të shtuara apo të trafikuara
22 Maj, 2025

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka folur sot lidhur me akuzat që ka ngritur opozita herë pas here, për manipulim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com