Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhafaj paralajmëron: Në shtator-tetor do godasim grupet kriminale

2018/09/03 at 6:08 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhafaj paralajmëron: Në shtator-tetor do godasim grupet kriminale

Nga foltorja e Kuvendit, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh i vendosur për t’i shkuar deri në fund ngjarjeve kriminale në vend, përfshirë vrasjet që kanë tronditur së fundmi qytetin e Shkodrës.


Teksa theksoi se opozita po zgjedh rrugën e gabuar me qëndrimin e saj dhe akuzat në drejtim të qeverisë, ai foli për një ulje të vrasjeve në vend, krahasuar me kohën kur në qeveri ishte Partia Demokratike.

“Sa i përket mandatin të tyre të parë mesatarja ka qenë 12 në vit, 15 në mandatin e dytë. Në mandatin tonë të parë 9 dhe për këtë vit janë 8, nga të cilat janë zbuluar 4 deri më tani”, tha Xhafaj duke iu referuar vetëm vrasjeve në qytetin e Shkodrës.

Xhafaj: Ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund këtyre ngjarjeve dhe shpresoj që shumë shpejt do të përgjigjen para ligjit si autorët, ekzekutorët e tyre ashtu edhe nxitësit e këtyre ngjarjeve të rënda. Kjo sa i përket përgjegjësisë sonë shtetërore dhe përgjegjësisë përballë qytetarëve të Shkodrës. Sa i përket opozitës kanë zgjedhur një kauz të gabuar. Parasëgjithash do të duhej të jepnin llogari përpara qytetarëve të Shkodrës për sigurinë dhe rendin në periudhën që ata kanë drejtuar vendin.

Vrasjet me dashje në Shqipëri në mandatin e parë të PD kanë qenë rreth 230 vrasje, me një mesatare 58 vrasje në vit. Në mandatin e dytë në një mesatare prej 72 vrasje në vit. Në mandatin tonë të parë mesatarja e vrasje ka qenë 43 dhe për këtë vit deri në këtë moment që po flasim janë 24.

Kjo është arsyeja që ne jemi përfshirë në një luftë intenisve me grupet kriminale. Kemi bërë një skanim të plotë të tyre, një profil të qartë të tyre, të grupeve kriminale që nuk u krijuan as dje, as pardje por që e kanë zanafillën me vite të tera me aktivitet intensiv. Kemi goditur një pjesë të konsiderueshme të grupeve kriminale. Gjatë muajit shtator- tator në saj të provave që kemi mbledhur dhe punës intesive që kemi bërë jemi të bindur që do të goditen një pjesë e mirë e këtyre grupeve krimianel. Ne do të vijojmë me përgjegjësi luftën pa kompromis ndaj këtyre grupeve krimianale. Operacioni “Forca e Ligjit” është duke vepruar dhe do të vazhdojë të shënojë rezultate konkrete në një luftë pa kompromis me të gjitha grupet kriminale të çfarëdo qofshin dhe kudoqofshin.

Në nisjen e sezonit të vjeshtës së punimeve të Kuvendit mungonte opozita, e cila zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme të grupeve parlamentare opozitare në Shkodër.

Etiketa: godasin grupet kriminaleparalajmeronshtator-tetorxhafaj


Ju sugjerojmë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 2:14 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Para
Më thuaj sa e gjatë je, të të them çfarë personaliteti ke!

Më thuaj sa e gjatë je, të të them çfarë personaliteti ke!

Basha: Kriminelët po terrorizojnë qytetin. Këtu duhet të ishte edhe kryeministri

Basha ultimatum drejtorit të Policisë së Shkodrës

Cecilia Rodriguez: Nuk jam shtatzënë, thjesht jam shëndoshur

Cecilia Rodriguez: Nuk jam shtatzënë, thjesht jam shëndoshur
















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
6 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi Uashingtoni ka sanksionuar katër gjyqtarë të këtij institucioni. Sllovenia ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com