Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa në fjalën e tij gjatë konferencës për mbylljen e misionit të monitorimit nga ajri të kanabisit nga Guardia di Finanza, nuk ka ngurruar edhe një herë të vërë në dukje argumenta të cilat i kishte artikuluar edhe më herët.
Xhafa është shprehur ndër të tjera, se projekti për ta hequr Shqipërinë nga harta e vendeve kultivuese të kanabisit është tashmë duke u konkretizuar, por nuk ka hezituar të tregojë se Shqipëria ka patur probleme me kultivimin e kanabisit dhe kjo ka ndodhur ose për paaftësinë e policisë ose për shkak të sofistikimit të trafikantëve.
Xhafa ka shtuar gjithashtu se në këtë trafik kanë qenë të përfshirë edhe punonjës të strukturave të policisë.
I pranishëm në konferencën për mbylljen e misionit të monitorimit nga ajri të kanabisit, ka qenë edhe Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti.