Kryesore

Xhaçka:Rusia mbeti e vetme në vendosjen e vetos ndaj rezolutës për Ukrainën në KS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 26/02/22 |
Opi Nion

Ka reaguar ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka, pas rrëzimit në Këshillin e Sigurimit të OKB, të rezolutës së bashkëhartuar nga Shqipëria dhe SHBA për agresionin në Ukrainë.

80 vende anëtare të OKB bashkësponsorizuan rezolutën, ndërsa 11 nga 15 anëtarë të KS e votuan atë.

Ndër 5 anëtarët e përhershëm të KS, Rusia vendosi veton, ndërsa Kina abstenoi.

“Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB 🇺🇳, e cila bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës.
Kjo që Rusia po bën është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla! Ky sulm nuk mund të vazhdojë, ndaj le të qëndrojmë të gjithë së bashku përkrah Ukrainës“, shkruan Xhaçka në Twitter.

Pas