Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ishte në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, i cili është në një vizitë zyrtare në Tiranë.
Gjatë fjalës, Xhaçka u shpreh se kanë rënë dakord që të punojnë për zgjedhjen e problemeve mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Të dyja dy palët konfirmuan “vullnetin për kompromis për ta referuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”.
Ministrja tha se kanë folur edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam.
“Me vullnet të përbashkët ranë dakord që të punojmë bashkërisht për të zgjidhur problemet ndërmjet nesh. Pjesë e diskutimeve ishte dhe për adresimin e çështjeve që lidhet me sigurimet shoqërore, mbrojtjen sociale si dhe çështje që lehtësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve. E sigurova ministrin se Shqipëria do të ndjekë një politikë aktive drejt integrimit në BE. Tashmë tre vende të Ballkanin Perëndimor janë anëtare në NATO. Një çështje e rëndësishme që u diskutua është edhe integrimi europian i Shqipërisë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet. Shpresat mbeten për një vendim të presidencës franceze. Bashkëpunimi ekonomik, të punojmë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve. Lufta në Ukrainë, ndajmë qëndrim të njëjtë në dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë. Delimitimi i zonave detare, rikonfirmuam vullnetin për kompromis për ta referuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Vullneti më i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam”,-tha Xhaçka.