Kryesore

Xhaçka takon Varhelyi: Konferenca ndërqeveritare të merret në qershor, nëse jo…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:46 - 16/05/22 |
Opi Nion

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka publikuar në rrjetet sociale një foto me komisionarin Europian për Fqinjësinë e Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Në një postim në “Twitter”, Xhaçka shkruan se gjatë takimit me Varhelyi u dakordësuan që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor.

Ndërkohë që shton se dështimi për të mbajtur konferencën e Parë në qershor, do të ndikojë negativisht besueshmërinë e BE-së në situatën e Ballkanit Perëndimor.

Takim i frytshëm me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE , Oliver Varhelyi në margjinat e takimit të Këshillit të Punëve Jashtme me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. U dakordësuam që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor. Nënvizova bindjen e Shqipërisë se dështimi për të mbajtur konferencën e parë këtë qershor do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e BE-së dhe situatën në Ballkanin Perëndimor”,-shkruan ajo në “Twitter”./Opinion.al

Pas