Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken priti në një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington, ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Në praninë edhe të pjesëtarëve nga institucione shqiptare dhe ato të SHBA, bashkë me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim u diskutua mbi mbrojtjen, sigurinë kibernetike, energjinë, transportin apo tregtinë.
Blinken falënderoi Shqipërinë për strehimin e shtetasve nga Afganistani, ndërsa Xhaçka vlerësoi ndihmën e SHBA-ve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjen e demokracisë.