Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhaçka takim me Bujar Osmanin: Kemi plotësuar kushtet e integrimit

2021/02/05 at 11:25 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhaçka takim me Bujar Osmanin: Kemi plotësuar kushtet e integrimit

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka vizituar këtë të premte Shqipërinë. Pas takimit me homologen shqiptare, Olta Xhaçka, në konferencën e përbashkët për shtyp, u diskutua në lidhje me integrimin e dy vendeve në BE.

Ministrja Xhaçka deklaroi se si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet  për mbajtjen e konferencës së parë Ndërqeveritare.

“Të dyja vendet tona, siç e ka konfirmuar edhe vetë Këshilli në mars 2020, i kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Dhe të dyja vendet tona kanë bërë shumë punë për të plotësuar kushtet. Në këtë pikë, dua në fakt të vlerësoj maksimalisht vendosmërinë dhe punën e Kryeministrit Zaev, të qeverisë së tij, të koalicionit qeverisës dhe të faktorit shqiptar, për të çuar përpara integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Gjithkush që e njeh rajonin tonë, besoj e kupton që arsyeja përse qoftë në Shqipëri, qoftë në Maqedoninë e Veriut, ka qenë e mundur që të hidhen hapa kaq të guximshme përpara, është sepse ne-pjesa dërrmuese e popullsive tona-besojmë te perspektiva evropiane”, tha Xhaçka.

Ministri Osmani vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO, teksa theksoi se qëllimet dhe interesat për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal janë të dyanshme.

“Marrëdhëniet midis dy vendeve tona prej kohësh e kanë kaluar pragun e fqinjësisë së mirë dhe janë bazë e themeleve të miqësisë stabile dhe afatgjatë. Besoj se është përtej interesave të dy vendeve  tona dhe është një nga shtyllat për stabilitetin sigurinë dhe prosperitetin e gjithë rajonit. Qëllimet dhe interesat për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal janë të dyanshme. Si fqinj të afërt jemi drejtpërdrejtë interesuar për suksesin e dialogut Prishtinë-Beograd të udhëhequr nga BE dhe SHBA, i cili në masë të madhe do të frymëzojë një impuls të ri të besimit në rajon. Kontributi ynë në bashkëpunimin rajonal është i sinqertë dhe i hapur, pa marrë parasysh sa flitet brenda procesit të Berlinit apo nga minishengeni rajonal. Në këtë drejtim pata nderin t’i prezantoj ministres nismën e re për bashkëpunim 3 palësh e cila buron nga vendi ynë. E ashtuquajtura iniciativa 8.  Është një iniciativë e mirë që duhet të rinovojë mbështetjen politike, për projektet e infrastrukturës përgjatë korridorit europian duke lidhur kështu Lindjen dhe Perëndimin e Ballkanit nga Adriatiku në Detin e Zi. Të tre vendet, RMV, Shqipëria dhe Bullgaria mund të gjejnë një forum të vlefshëm për promovimin e bashkëpunimit tre palësh duke intensifikuar shkëmbimin e përgjithshëm politik ekonomik të sigurisë, atë kulturor dhe shoqëror që do të forcojë besimin mes qytetarëve tanë, tha Bujar Osmani./ Opinion.al

Etiketa: Bujar Osmanitakimxhacka

Ju sugjerojmë

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite
Bota

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite

22 Qershor, 2025 6:19 pm
Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
Kronikë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

22 Qershor, 2025 6:16 pm
Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin
Bota

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin

22 Qershor, 2025 5:54 pm
Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan
Bota

Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan

22 Qershor, 2025 5:37 pm
Lufta në Rripin e Gazës, mbi 200 viktima në 48 orët e fundit
Bota

Lufta në Rripin e Gazës, mbi 200 viktima në 48 orët e fundit

22 Qershor, 2025 5:23 pm
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin

22 Qershor, 2025 5:21 pm
Paralajmëroi hakmarrje, SHBA-Iranit: Do ishte gabim i rëndë
Bota

Paralajmëroi hakmarrje, SHBA-Iranit: Do ishte gabim i rëndë

22 Qershor, 2025 5:05 pm
Khamenei-Trump: Irani s’dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn
Bota

SHBA sqaron qëndrimin e saj pas sulmeve: Nuk jemi në luftë me Iranin

22 Qershor, 2025 5:00 pm
3.4 milionë vizitorë të huaj në 5 muaj
Aktualitet

3.4 milionë vizitorë të huaj në 5 muaj

22 Qershor, 2025 4:56 pm
Zelensky shkarkon 6 zëvendësministrat e Mbrojtjes
Bota

Ukraina zotohet se do të zgjerojë sulmet ndaj Rusisë

22 Qershor, 2025 4:52 pm
Para
“Ne mund të hakmerremi”, flet një prej kushërinjve që i shpëtoi atentatit

Detaje/ Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Programi për rininë, Zhupa: 183 mijë të rinj janë larguar nga vendi

Programi për rininë, Zhupa: 183 mijë të rinj janë larguar nga vendi

Raporti i Dick Marty, Manja: Kanë ardhur dy dokumente sekrete nga SHISH

Raporti i Dick Marty, Manja: Kanë ardhur dy dokumente sekrete nga SHISH

TE FUNDIT

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite
22 Qershor, 2025

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka reaguar pas sulmeve të SHBA-së në tre centrale bërthamore iraniane, duke thënë se tregojnë se...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
22 Qershor, 2025

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Librazhd-Qukës. Tre automjete janë përfshirë në aksident, ku për pasojë janë...

Lexo më shumë

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmuan impiantet bërthamore iraniane, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka bërë thirrje...

Lexo më shumë

Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan

Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan
22 Qershor, 2025

Pak orë më parë, bombarduesit B-2 Spirit hodhën bomba anti-bunker GBU-57/B mbi Fordo, një nga sitet bërthamore iraniane të mbrojtur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com