Aktualitet

Xhaçka-shqiptarëve: Aplikoni e përfaqësoni vendin në Këshillin e Sigurimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:28 - 26/05/21 |
Opi Nion

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i është drejtuar ditën e sotme të gjithë shqiptarëve brenda por edhe jashtë vendit me një thirrje për t’u bërë pjesë e task-forcës që pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ndërkohë, bëhet me dije se Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB që do të mbahet më datë 11 qershor 2021.

Sipas Ministres Xhaçka aplikimi do të mund të bëhet në një dritare të veçantë në faqen zyrtare të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku do të ketë udhëzime të mëtejshme për dokumentacionin që duhet dorëzuar dhe fushat e ekspertizës që kërkohen.

Më tej këto aplikimet do të vlerësohen nga një Komisionin i posaçëm që do të ngrihet në MEPJ për të përzgjedhur pastaj në finale fituesit do t’i atashohen Ekipit në Këshillin e Sigurimit, në Nju Jork, si ekspertë për vitet 2022 – 2023.

“Kemi vendosur që t’u drejtojmë një thirrje të hapur të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, që të bashkëpunojnë me ne për realizimin me sukses të këtij misioni historik. Ne duam që Shqipëria të prezantohet në Këshillin e Sigurimit me Dream Team, Ekipin e saj të Ëndrrave. Një ekip, ku do të ketë një ndërthurje të diplomatëve më të mirë e më me shumë përvojë të shërbimit tonë diplomatik dhe të ekspertëve e profesionistëve më të mirë nga çdo vend ku jetojnë e punojnë shqiptarë. Prandaj, dua t’ju bëj sot një thirrje të gjithë atyre djemve e vajzave, burrave e grave, që me shumë punë e mund kanë arritur të ndërtojnë karriera të suksesshme, të gjithë profesionistëve të talentuar, që aplikojnë për tú bërë pjesë e Ekipit tonë në Këshllin e Sigurimit”, u shpreh ajo në video-mesazhin drejtuar qytetarëve shqiptarë./Opinion.al

Pas