Aktualitet

Xhaçka: Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, arritje e mrekullueshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:44 - 11/06/21 |
Opi Nion

Arritje të mrekullueshme për diplomacinë shqiptare e ka cilësuar ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zgjedhjen e Shqipërisë anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit në OKB.

 “Është zyrtare! Shqipëria është në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për vitin 2022-2023! Një oportunitet historik, një arritje e mrekullueshme për diplomacinë shqiptare. Mirënjohëse për gjithë mbështetjen”, shkruajti ajo në një postim në Twitter.

Për të siguruar mbështetjen e nevojshme, Xhaçka zhvilloi ditët e fundit një sërë takimesh në Neë York. Ajo u prit nga përfaqësuesit e përhershëm të 5 vendeve anëtare me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, por edhe me përfaqësues të vendeve të tjera. Xhaçka i njohu ata me prioritetet e Shqipërisë pas marrjes së këtij vendi.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Për t’u zgjedhur, secilës prej tyre i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. Votimi ishte i fshehtë.

Pas