Aktualitet

Xhaçka: Përgatitemi për dërgimin e “kufirit detar” me Greqinë në Hagë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:56 - 07/01/23 |
Opi Nion

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mbajti një konferencë për mediat këtë të shtunë, ku bëri një analizë të punës vjetore për vitin 2022 për ministrinë që ajo drejton.

Teksa foli edhe për objektivat e vitit 2023, gjatë fjalës së saj, Xhaçka u shpreh se do të vijojë puna me Greqinë për arritjen e një kompromisi për pyetjet që do t’i shkojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi kufizimin e zonave detare.

“Do të thellohet bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut, sidomos puna e përbashkët për korridorin 8. Kjo do të thotë se përtej bashkëpunimit dypalësh, do të ketë një dialog të përforcuar për korridorin 8 edhe me Bullgarinë dhe me Italinë. Me Italinë do të nxitet fillimi i zbatimit të marrëveshjes për pensionet.

Me Greqinë do të vijojë mbajtja e takimeve teknike për një marrëveshje potenciale për mbrojtjen spociale dhe pensionet. Do të vijojë puna për negociatat me Greqinë për arritjen e një kompromisi mbi pyetjet që do t’i shkojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi kufizimin e zonave detare. Po planifikojmë aktivitete të përbashkëta me rastin e 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Turqinë”-tha Xhaçka.

 

Pas