Aktualitet

Xhaçka në Pentagon, takim me Sekretarin e Mbrojtjes


               Publikuar në : 10:01 - 19/04/19 |
b.f

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë zyrtare në Pentagon, ku u prit nga Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan. Xhaçka i cilësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një mik i madh dhe aleat i popullit shqiptar.

“Më lejoni të shpreh mirënjohjen e qeverisë shqiptare për administratën amerikane për të qëndruar në mënyrë të vendosur me ne, në reformat kryesore që po ndërmarrim për të ndërtuar institucione më të forta demokratike dhe për të forcuar sundimin e ligjit. Veçanërisht për reformën në sistemin tonë të drejtësisë, i cili është vendimtar për procesin e pranimit në BE. Gjithmonë mund të mbështeteni tek ne, sa herë që të lindë nevoja. Ushtarët tanë janë ushtarët tuaj”, tha Xhaçka.

Për Sekretarin Shanahan, Shqipëria është një partner i fortë, ndërsa nënvizoi ndër të tjera angazhimin e vendit tonë në misionet paqeruajtëse si dhe objektivin e qeverisë shqiptare për t’i dedikuar mbrojtjes, 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Marrëdhënia mes dy vendeve është e fortë. Dua t’ju falenderoj për kontributin dhe faktin që keni qenë një aleat model”, tha ai.

Sa i takon rrezikut rus në rajon, dy zyrtarët e lartë të mbrojtjes të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan se dy vendet janë partnerë të fortë edhe përballë këtij rreziku. Gjatë vizitës në Ëashington të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, një tjetër lajm i mirë ishte marrëveshja me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, veçanërisht të Forcës Ajrore, përmes marrjes së disa helikopterëve “Black Hawk”./Opinion.al

Pas