Qeveria propogandoi me bujë të madhe hapjen e një portali ku qytetarët në përgjithësi dhe media në veçantësi do të merrnin përgjigje, flakë për flakë, nga qeveria në lidhje me akuzat e gazetarëve apo pse jo, edhe paqartësitë e ndryshme.
Transparenca.al, në pamje të parë, të krijon përshtypjen se ka ndalur në vend.
Krejt ndryshe nga hovi i vrullshëm i kryeministrit, në fillim të tetorit, sot, postimi më i fundit i www.transparenca.al përkon para dhjetë ditësh.
Akuzat ndaj qeverisë dhe mazhorancës nuk kanë pasur nevojë për një kundërpërgjigje nga transparenca.al, por si gjithmonë në lidhje me reston është ndjekur edhe kësaj radhe rruga e vjetër.
Ndoshta, kaq pak ka mjaftuar sa për t’i zbardhur faqen kësaj qeverie.