Bota

Wuhani ka kryer afro 1 milion e 500 mijë teste koronavirusi në një ditë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:52 - 23/05/20 |
el ida

Qyteti i Wuhanit, i konsideruar si epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Kinë, ka kryer të premten 1.470.950 teste të acidit nukleik për virusin, në krahasim me 1.000.729 teste një ditë më parë.

Autoritetet njoftuan se kjo vjen si pjesë e fushatës së 14 majit për të kërkuar të infektuarit asimptomatikë, ose ndryshe të infektuar që nuk tregojnë asnjë shenjë të dukshme të sëmundjes.

Sakaq, Kina nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus në 24 orët e fundit.

Kjo është hera e parë që në këtë vend, nuk regjistrohet asnjë rast i ri me COVID-19.

Komisioni Shtetëror Shëndetësor gjithashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi./Opinion.al

 

Pas