Në raundin e dytë në Champions League të femrave vajzat e Vllaznisë, kampione të vendit do të përballen me kampionen e Italisë, Juventus.
Parashikohet të jetë një ndeshje e madhe nga vetë emri i kundërshtarit dhe simpatizantët e këtij klubi në Shqipëri.
Vllaznia evitoi kundërshtarë edhe më të fortë si Olimpik Lyon 7 herë kampione, Wolfsburgun 2 herë kampoione apo edhe Arsenalin dhe emra të tjerë që e kanë bërë këtë kompeticion mjaft të fortë dhe interesant.
Shorti për raundin e dytë i hedhur në shtëpinë e futbollit në Nyon të Zvicrës vendosi sfidat për 24 skuadrat konkurente të cilat do të synojnë 12 vendet e fazës së grupeve.
Më 31 Gusht Vllaznia do të ketë ndeshjen e parë me Juventusin, ndërsa e kthimit do të jetë më 8 Shtator.