Prej më shumë se një jave çifti mbretëror Princ Harry dhe dukesha Meghan Markle janë bërë prindër për herë të parë me vogëlushin e tyre Archie.
Por gjatë gjithë kësaj jave në media kanë qarkulluar lajme nëse Princ William dhe bashkëshortja e tij dukesha Kate Middleton e kanë parë nipin e vogël.
Media e huaja kanë zbuluar se çifti e kanë takuar të voglin Archie në një vizitë në shtëpinë e Harry dhe Meghan. Kjo vizitë është cilësuar se tejet private dhe larg mediave.
Gjithashtu William dhe Kate nuk ishin të shoqëruar nga fëmijët e tyre, të cilët do e takojnë kushëririn e vogël në një momnet të dytë.
Meghan Markle dhe Princ Harry janë shprehur të lumtur me ardhjen në jetë të djalit të tyre duke theksuar se java e parë me të ka qenë mjaft e qetë./Opinion.al/