Statisfaksioni i SnapChat që preku së fundmi edhe WhatsApp duket se nuk është pritur mirë nga përdoruesit e kësaj platforme. Për këtë arsye drejtuesit e tij kanë vendosur të rikthehen në “origjinë” shumë më shpejt nga çfarë pritej.
Në mes të muajit shkurt, WhatsApp në përditësim e tij të fundit shtoi edhe opsionin “status”, një klon ky i Snapchat.
Ndërsa tani, WhatsApp ka thënë për TechCrunch se opsioni “Status” do të zgjidhet nga vet përdoruesit, nëse duan ti shfaqet apo jo. Ky ndryshim pritet të ndodh nga java e ardhshme për përdoruesit Android dhe shumë shpejt edhe tek ata që kanë iPhone.
Pas kësaj ju do të keni mundësinë të klikoni te “About” dhe të zgjidhni nëse doni që statusi të jetë si më parë apo jo.
“Kemi dëgjuar nga përdoruesit tanë që njerëzit kishin humbur mundësinë për të vendosur një përditësim “vetëm-tekst” në profilet e tyre, kështu që ne kemi integruar këtu opsion në seksionin “About” në cilësimet e profilit.
Tani përditësimi do të shfaqet në krahë të emrit të profilit, ashtu sikurse është kur krijoni një chat të ri apo kërkoni për informacione të grupit. Në të njëjtën kohë, ne jemi duke vazhduar punën për të ndërtuar një funksion të ri të Statusit që u jep njerëzve kënaqësi të angazhohen për të parë video, foto apo GIFs.”- thuhet në qëndrimin zyrtar të Whatsapp./opinion.al