Sport

Wesley Sneijder i jep fund karrierës si futbollist


               Publikuar në : 19:03 - 12/08/19 |
Opi Nion

Wesley Sneijder është tërhequr nga futbolli aktiv. 35-vjeçari mori këtë vendim pasi mbylli kontratën sezonin e kaluar me skuadrën e Al – Gharafa-s në Katar.

Sneijder u afrua në klubin e qytetit të tij Utrehtit, ku do të jetë pjesë e drejtuesve të skuadrës. Kujtojmë që, Sneijder mban rekordin në kombëtaren holandeze me 134 ndeshje të luajtura.

35-vjeçari  është aktivizuar me skuadrat Ajax, Real Madrid, Inter, ku fitoi edhe Champions League, Galatasaray-n dhe Nice./ Opiniona.al E.Xh.

Pas