Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Weinstein shpallet fajtor për sulme seksuale

2020/02/24 at 6:15 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Weinstein shpallet fajtor për sulme seksuale

Ish-producenti i filmave Harvey Weinstein është shpallur fajtor për dy akuza në gjyqin ndaj tij për sulme seksuale.

Ai është dënuar për dy akuzat më të lehta, për përdhunim të shkallës së tretë dhe një akt seksual kriminal të shkallës së parë. Por 67-vjeçari, është liruar nga akuzat më të rënda ndaj tij, ato të sulmit seksual dhe përdhunimit të shkallës së parë. Ai ende përballet me akuza në Los Angeles për përdhunim dhe sulm seksual të dy grave në 2013.

Më shumë se 80 gra, përfshirë aktore të famshme, e kishin akuzuar atë për abuzime seksuale që shtrihen pas në kohë me dekada. Weinstein rrezikonte një dënim me burgim të përjetshëm nëse do të ishte dënuar për përdhunim të shkallës së parë, por ai ende përballet me deri në 25 vjet burg.

Skandali i bujshëm lindi në tetor të vitit 2017 kur “New York Times” publikoi një histori që detajonte dekada akuza për ngacmime seksuale në drejtim të Harvey Weinstein.

Aktoret Rose McGowan dhe Ashley Judd ishin mes të parave që dolën hapur kundër tij. Ato e akuzonin se ai i detyronte ato ta “masazhonin” , ta shihnin lakuriq, të kryenin akte seksuale në zyrë, ndërsa në këmbim u premtonte karrierë, pushtet ose para. Nga ana e tij, producenti bëri një “mea culpa” duke pranuar se kishte shkaktuar shumë dhimbje, por mohoi akuzat.

Furia kundër Weinsteinit çoi në krijimin e asaj që u quajt lëvizja “#MeToo”, që pa qindra gra të akuzonin meshkuj të profilit të lartë në biznes, qeveri dhe mjedise të tjera për abuzime seksuale dhe ngacmime.

Gjyqi ka marrë një vëmendje të lartë publike pasi Weinstein është një prej producentëve më të famshëm të Hollywoodit. Ai ka punuar me një sërë filmash që kanë fituar çmime prestigjioze, përfshirë këtu “Shakespeare in Love”, “The King’s Speech” dhe “The Artist”. Filmat e prodhuar prej tij kanë siguruar më shumë se 81 çmime “Oscar” që prej vitit 1999, dhe ai cilësohej si “Zoti” i tyre./Opinion.al

Etiketa: gjyqproducentWeinstein

Ju sugjerojmë

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Bota

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

24 Dhjetor, 2025 10:21 pm
Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
Bota

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

24 Dhjetor, 2025 9:09 pm
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Bota

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

24 Dhjetor, 2025 7:30 pm
Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Para
Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën në Shqipëri

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën në Shqipëri

Paralajmërohet ngritja e akuzave në Gjykatën e Posaçme për Kosovën

Paralajmërohet ngritja e akuzave në Gjykatën e Posaçme për Kosovën

Bllokohet 800 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

Bllokohet 800 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

TE FUNDIT

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
24 Dhjetor, 2025

Sipas një raporti të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth një e treta e vdekjeve nga lëndimet në Europë lidhen drejtpërdrejt...

Lexo më shumë

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
24 Dhjetor, 2025

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu...

Lexo më shumë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor, 2025

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të...

Lexo më shumë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
24 Dhjetor, 2025

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com