Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Washington Post: Në Shqipëri, tek traditat antike dhe plazhet e lira

2019/01/18 at 4:36 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Washington Post: Në Shqipëri, tek traditat antike dhe plazhet e lira

Mary Winston Nicklin, është një shkrimtare që aktualisht jeton dhe punon në Paris. Ajo iu është dedikuar kryesisht udhëtimeve, ndaj i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë. Reportazhi i cili u pasqyrua në prestigjozen, Washington Post mundohet të nxjerrë në pah disa nga veçantitë e Shqipërisë, parë nga syri i një të huaje.


Shqipëria vlerësohet si vendi i traditave, plazheve të bukura dhe të lira mesdhetare, kulturës e historisë nga prestigjiozja “The Washington Post” në një artikull kushtuar Shqipërisë. Mes magjisë së vendit bregdetar dhe lashtësisë, “The Washington Post” nënvizon fort mikpritjen që ka mbetur e pandryshuar nga kohët.

Mary dhe e motra kishin kërkuar për një destinacion mesdhetar për një pushim të shkurtër veror. Ato po kërkonin një aventurë me plazhe te bukura, dhe kulturë për të zbuluar. Ato zgjodhën Shqipërinë! Vajzat vunë re se krahasur, me Korfuzin, që ndodhet rreth dy orë larg, vaktet ishin më të lira.

“Albania, apo Shqipëria siç e quajnë vendasit, ka turistë të shumtë. Ndërsa dreka për dy vetë në Korfuzin e afërt, një destinacion popullor pushimi në Greqi, mund të kushtonte fare mirë 60 dollarë, në Shqipëri hëngrëm drekë si për festë për më pak se 20 dollarë.”

Vajzat zbritën në Rivierën Shqiptare. Gjatë rrugës vajzat vunë re rruga e Llogarasë, është një nga rrugët më të larta të Evropës e shpejt ato kuptuan se i priste një udhëtim emocionues  nga nxehtësia e peizazheve mesdhetare te pyjet me gjelbërim të përhershëm. Rëra e bardhë në bregun Jon dhe plazhet që hasën rrugës ishin disa nga plazhet më të bukura që vajzave iu kishin zënë sytë.

“Një varg me perla të qyteteve bregdetare shtrihej në jug drejt kufirit grek.” shkruan Mary.

Ato u vendosën në Qeparo, në atë që Mary do ta quante, një fshat i përgjumur i rrethuar midis maleve dhe detit. Vajzat u bashkuan me pushuesit vendas dhe paguan rreth 5 dollarë në ditë për shallzonin e tyre.

“Por më lejoni t’ju njoh me Shqipërinë, “vendin e shqiponjave”, një vend i kapur nga legjendat e vjetra dhe një ylber karakteresh përfshirë një luftëtar trim, të shekullit të 15-të, i quajtur Skënderbeu, një mbret i shekullit të 20-të me emër Zogu dhe një diktator komunist, Enver Hoxha, i cili vulosi kufijtë e vendit për 40 vjet, ndërsa ai ngriti bunkerë betoni në çdo kënd të vendit. (Ndoshta ai nuk ishte paranojak, Hoxha thuhet se i mbijetoi 50 përpjekjeve për vrasje.) Kur regjimi i tij komunist ra në vitet 1990, qytetarët ikën nga vendi. Sot, Shqipëria është një kapsulë kohore me tradita të lashta të përziera me ambiciet moderne.” shkruan Mary.

Teksa kalojnë përmes rrugicave, ato hasen me zonjat e moshuara shqiptare të veshura me veshje tradicionale, Sipas Maryt, qyteti “i ri” i Qeparos është vendosur në bregdet shumë më poshtë, por ky fshat i vjetër, i harruar ende ekziston në gjithë lavdinë e tij të lashtë.

Jeta e fshatit me zakonet e saj si mbajtja e bletëve, nderja e rrobave  i kthehu në një kohë tjetër, dhe vetëm një makine e parkuar, e pikturuar me një flamur gjigant kuq e zi do ti kthente në realitet.

“Sipas legjendës, gjenerali i madh Skënderbeu mbajti një flamur të një shqiponje me dy koka në betejë kundër osmanëve në shekullin e 15-të. Flamuri me shqiponjë është një simbol i krenarisë së ashpër kombëtare sot. Vetë vendi është krejtësisht unik; gjuha shqipe nuk është e lidhur me gjuhët sllave ose gjuhët romake që rrjedhin nga latinishtja dhe zë degën e vet të familjes indoevropiane. Një nga vendet më të vogla në Tokë, Shqipëria nuk ishte pjesë e Jugosllavisë së Titos.” shkruan Mary.

Në një restorant ku shërbehej ushqim shumë i mirë deti,  ajo u njoh me historinë personale të menaxherit të restorantit.  Familja e tij u largua nga Shqipëria kur ra regjimi komunist, dhe ai nisi punën në ishullin grek të Parosit.

“A e dini lidhjen e Shqipërisë me Enean? Ne shqiptarët dëshirojmë të gjejmë figurat tona historike nga Antikiteti”, shpjegon ai me një buzëqeshje duke na ofruar një pjatë bujare me shalqin për ëmbëlsirë. Qyteti i lashtë i Butrintit, në Shqipërinë e Jugut, u themelua nga trojanët, të cilët ikën pas rënies së Trojës. Siç përshkruhet te “Eneida” e Virgjilit, Butrinti u ndërtua për t’u dukur si një miniTrojë.”

Disa ditë më vonë, vajzat e gjejnë veten duke vrapuar mbi rrënojat arkeologjike të Butrintit, të cilat u shpallën si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s në 1992-ën.

“Që nga shekulli i tetë pes, është një vend i mrekullueshëm. Edhe turmat e kalimtarëve që marrin tragetin nga Korfuzi nuk mund ta zvogëlojnë misterin e saj. Ka porta hyrëse, një teatër i lashtë romak dhe banjot, një Bazilikë e Madhe që nga periudha e hershme e krishterë (shekulli i gjashtë) dhe një kështjellë veneciane nga shekulli i 14-të. ”

Mikpritja dhe folklori

Mary i kushtoi një hapësirë të veçantë folklorit, traditave dhe shprehjeve të çuditshme shqiptare – të tilla si “dhia zgjebosur  me bishtin e saj përpjetë”,  por dhe fenomeneve patriarkale. Ajo përmend Kadarenë me librat e tij dhe përmend Kanunin e Lekë Dukagjinit, kodit të lashtë të ligjeve shqiptare të bazuara në nderim dhe mikpritje.

“Një vështrim i shpejtë te librat e autorit shqiptar, Ismail Kadare, i cili fitoi për herë të parë çmimin ndërkombëtar ”Man Booker International Prize”, në vitin 2005, është një zhytje në folklor, traditë dhe shprehje të çuditshme si – ”dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë” – për të mos përmendur gjakmarrjen dhe krenarinë mashkullore. Kadare bën referenca të shumta me Kanunin e Lekë Dukagjinit, kodin antik të ligjeve shqiptare të bazuara mbi nderin dhe mikpritjen.

”Shtëpia jonë i takon Zotit dhe mikut”, thotë një shprehje e vjetër.

Kjo mikpritje manifestohet në Berat, i njohur si ”qyteti i një mbi një dritareve”, një trashëgimi e mrekullueshme e Perandorisë Otomane, që ndodhet në qendër të Shqipërisë. I njohur si Trashëgimi e UNESCO-s, Berati është i njohur për shtëpitë e tij të bardha të stilit otoman, që i ngjiten një faqe kodre mbi lumin Osum. Qyteti ra nën kontrollin e turqve osmanë në vitin 1450, por kështjella e tij daton që nga shekulli IV përpara Krishtit. Ndërthurja kulturore është e dukshme në ansamblin e kishave bizantine dhe xhamive.

Si për të provuar se mikpritja është ligj në këtë vend, më vonë ne ngecëm në një restorant që gjendej brenda shtëpisë së një djali që quhej Lili. Ai na shoqëroi në një tavolinë në kopshtin e shtëpisë, ndërkohë që bashkëshortja e tij përgatiste specialitete tradicionale si byrek me spinaq dhe fërgesë, për t’u ”shpëlarë” me verën e prodhuar nga babai i tij. Ne nuk parashikuam as gotat me raki të fortë që Lili na dha pasi hëngrëm.”

Përpara se të largoheshin vajzat qëndruan në Sarandë. Me të mbërritur, para tyre u shfaq një pamje e vrullshme ndërtimesh të larta mbi plazh. Por, sipas tyre gjithsesi ky port ka një atmosferë fantastike. Ato vunë re se në pikë të mëngjesit, sarandjotët notonin përgjatë bregut pa çarë kokën për trafikun e anijeve. Çadra të shumta shumëngjyrëshe ndodhen në rërën me guralecë, ndërkohë që restorantet që ofrojnë ushqime të shijshme gumëzhijnë.

“/Opinion.al/ Burimi: Washington Post

Etiketa: reportazhshqiperiWashington Post


Ju sugjerojmë

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
Aktualitet

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

21 Janar, 2026 6:33 pm
Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë
Aktualitet

Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë

21 Janar, 2026 5:06 pm
Blerina Gjylameti, në krye të AKU
Aktualitet

Blerina Gjylameti, në krye të AKU

21 Janar, 2026 12:44 pm
“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…
Aktualitet

“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…

21 Janar, 2026 12:41 pm
15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

21 Janar, 2026 10:25 am
Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve
Aktualitet

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

21 Janar, 2026 9:36 am
Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…
Aktualitet

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…

21 Janar, 2026 9:33 am
“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…
Aktualitet

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…

21 Janar, 2026 8:55 am
Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër
Aktualitet

Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër

21 Janar, 2026 8:46 am
15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë

21 Janar, 2026 8:37 am
Para
Xhemi Shehu do të heqë dorë nga televizioni vetëm për këtë arsye

Xhemi Shehu pranon sfidën, si dukej vite më parë moderatorja

Rey Manaj me maskë në fytyrë, lexoni si e quan Strakosha

Rey Manaj me maskë në fytyrë, lexoni si e quan Strakosha

Si të zhvillojmë inteligjencën me disa hapa të thjeshtë e praktik

Si të zhvillojmë inteligjencën me disa hapa të thjeshtë e praktik
















TE FUNDIT

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
21 Janar, 2026

Sindikata spanjolle e makinistëve të trenave SEMAF ka thirrur një grevë tre-ditore mbarëkombëtare për datat 9, 10 dhe 11 shkurt,...

Lexo më shumë

Gorenlanda/ Trump: Nuk dua dhe nuk do të përdor forcën

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
21 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan dhe nuk do të përdorin forcën për të marrë Groenlandën, ishullin e vetëqeverisur...

Lexo më shumë

Në pritje të playoffit të Botërorit, Sylvinho: Duhet të gabojmë sa më pak

Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
21 Janar, 2026

Edhe pak javë na ndajnë nga momenti më vendimtar i Kombëtares Shqiptare. Në muajin mars kuqezinjtë i pret faza e...

Lexo më shumë

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mbrëmje në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me vajzën e Presidentit amerikan,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com