Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Washington Post: BE po tradhëton Ballkanin Perëndimor

2019/05/22 at 1:54 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Washington Post: BE po tradhëton Ballkanin Perëndimor

Në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, çështja e zgjerimit është zhdukur nga agjendat e politikbërësve europianë. Sipas një shkrimi të Washington Post, kjo është shenjë e një krize që ka të bëjë me ‘paaftësinë e Brukselit dhe cinizmin e shteteve anëtare’. Është pjesë e një historie premtimesh të thyera cila flet për ‘triumfin e mungesës së vullnetit’

Shkrimi me autor Jasmin Mujanovic titullohet “Si po e tradhton Bashkimi Europian Ballkanin Perëndimor”. Politologu i specializuar në rajonin e Europës juglindore vë në dukje dallimet mes atyre gjërave që ju janë thënë vendeve të Ballkanit dhe veprimeve konkrete që janë ndërmarrë në agjendat evropiane.

“Gjatë 16 viteve të fundit, Brukseli i ka premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, rajoni më i nxehtë i kontinentit, se e ardhmja e Ballkanit është në BE. Megjithatë Brukseli ka bërë një kthesë të dukshme përsa i përket idesë së zgjerimeve të ardhshme” shkruhet në artikull.

Autori sqaron se asnjë nga këto vende nuk i ka përmbushur standardet për anëtarësim në BE por Brukseli e ka përdorur gjithmonë perspektivën evropiane si një mjet për të avancuar implementimin e reformave të cilat ndihmojnë në arritjen e standardeve. Kjo perspektivë ka shërbyer gjithashtu edhe si një mjet gjeopolitik për të mbajtur larg rajonit influencat ruse, turke apo kineze.

Fatkeqësisht për të dyja palët, argumenton Mujanovic, kjo kthesë në agjendat europiane  nuk mund të vinte në një moment më të keq. Nga njëra anë skepticizmi ndaj zgjerimit ka ndihmuar të moderuarit në vendet e BE të ndalojnë një rrjedhje pushteti tek radikalët, ndërsa nga ana tjetër vendet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur ne një pikë ku vetëm perspektiva evropiane mund ti ulë gjakrat. Rasti më i fundit që autori përdor si shembull është ai i Maqedonisë së Veriut. Qeverisë dhe qytetarëve atje ju premtua se nëse dakortësohen me Athinën për të ndryshuar emrin, negociatat me ta do të hapen. Po çfarë vlere do të ketë hapja e negociatave kur Presidenti Macron duket se e ka përjashtuar pa afat mundësinë e zgjerimit të BE?

Megjithatë situata ka ende një zgjidhje dhe studiuesi paraqet një këshillë për vendet anëtare të Bashikimit Europian.

“BE-ja është në kohë për ndryshuar kurs. Ato duhet të hapin formalisht negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të paktën ti japin Bosnjes statusin e vendit kandidat. Kjo do ta stabilizojë për momentin situatën. Megjithatë detyra kryesore është krijimi i një plani afatgjatë për rajonin i cili nuk do të synojë një zotim të besueshëm ndaj normave të demokracisë liberale por edhe një kundërpërgjigje të fortë kundër Rusisë dhe të ngjajshëmve të saj”

Ky është apeli që kërkon të përçojë shkrimi i Washington Post, “Duke i thënë thjesht jo Ballkanit Perëndimor mund të jetë një taktikë e mirë kundër segmenteve radikale në Europë por nuk është në fakt një strategji. Është thjeshtë një shtyrje krize”. /Opinion.al

Etiketa: bashkimi europianJasmin MujanovicWashington Post

Ju sugjerojmë

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
Bota

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

7 Nëntor, 2025 10:38 pm
Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Aktualitet

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

7 Nëntor, 2025 9:43 pm
Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
Bota

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

7 Nëntor, 2025 9:38 pm
Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
Kronikë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

7 Nëntor, 2025 8:36 pm
Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat
Aktualitet

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat

7 Nëntor, 2025 6:58 pm
U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë
Kronikë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë

7 Nëntor, 2025 5:51 pm
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
Kronikë

Akuzohen se ofruan para për të blerë vota për PS, SPAK dërgon për gjykim tre persona

7 Nëntor, 2025 5:08 pm
Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse
Bota

Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

7 Nëntor, 2025 5:03 pm
Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima
Bota

Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima

7 Nëntor, 2025 4:08 pm
Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat
Sport

Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat

7 Nëntor, 2025 3:57 pm
Para

Kriza politike, Rama i përgjigjet presidentit Meta me ironi

E fundit/ Helmohen 17 persona të një familje, 6 prej tyre fëmijë

Ishte duke ecur, makina përplas për vdekje burrin

I vuri flakën vetes në oborrin e shtëpisë, ndërron jetë lezhjani

I vuri flakën vetes në oborrin e shtëpisë, ndërron jetë lezhjani

TE FUNDIT

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
7 Nëntor, 2025

Shkencëtari James Watson, fitues i Çmimit Nobel, bashkëzbulues i strukturës së ADN-së, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeç. Hulumtimi...

Lexo më shumë

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
7 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright,...

Lexo më shumë

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
7 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se do të donte të zhvillonte një takim të mundshëm me homologun rus Vladimir...

Lexo më shumë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
7 Nëntor, 2025

Një krim makabër ka ndodhur në Greqi. Kufoma e një mashkulli të djegur, i lidhur me pranga në sediljen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com