InstaBIZ

Wanda Nara, shkak që Icardi dhe Boateng janë në luftë të ftohtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:40 - 20/10/18 |
el ida

Wanda Nara është një ndër femrat më të komentuara në botën e showbizzit në Itali, por jo vetëm. Jo thjesht për faktin se është bashkëshortja e menaxherja e një prej sulmuesve më të mirë të momentit, Mauro Icardit, por edhe për fotot provokuese që poston në rrjetet sociale. Bashkëshorti i saj Mauro Icardi po shkëlqen në fushën e blertë, por jashtë saj po përballet me disa probleme të vogla shtëpiake.

Sipas të përjavshmes ‘Novella 2000’, sulmuesi argjentinas dhe partnerja e tij Wanda Nara nuk do të kenë më privatësi në pishinë, për shkak të shtëpisë ngjitur. Dhe cilët janë fqinjët e argjentinasit? Bëhet fjalë për Kevin-Prince Boateng me bashkëshorten e tij bukuroshe, Melissa Satta.

Sipas medias italiane, problem është pishina që kanë në apartamentin e tyre dyshja e famshme, pasi ka krijuar disa situata të pakëndshme.

Me sa duket, pishina në fjalë ka një problem, pasi uji i saj kullon në apartamentin poshtë në kompleksin ku jeton sulmuesi argjentinas i Interit me partneren e tij. Poshtë ka shtëpinë një tjetër çift shumë i famshëm në futbollin italian, sulmuesi Kevin Prins Boateng me partneren e tij, Melisa Sata.

Ndryshe nga sa mund të mendohet, mes familjeve në fakt nuk ka edhe aq marrëdhënie të mira. Kjo jo për faktin se Boateng ka qenë pjesë e Milanit dhe Ikardi është kapiteni i Interit. Por Uanda Nara këtë vit është prezantuese në emisionin “Tiki Taka”, vend të cilin ia ka marrë pikërisht komshies të një kati më poshtë, gruas së Boateng, e cila me nuk e ka simpatizuar ndonjëherë Wandën, aq më shumë tani që i pikon edhe tavani prej saj.

Pas