Politikë

Wadephul: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, parakusht për rrugën drejt BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:07 - 08/06/20 |
Opi Nion

Johann Wadephul, nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me arritjen e dakordësimit të palëve politike shqiptare për reformën zgjedhore.

Wadephul shprehet se 15 kushtet e lëna nga Bundestagu gjerman duhet të plotësohen përpara mbajtjes së konferencës për negociatat.

“Marrëveshja midis qeverisë dhe opozitës për një pjesë të rëndësishme të reformës së ligjit zgjedhor duhet të inkurajojë negociata të mëtejshme të vështira për 15 kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë përpara se të fillojnë negociatat e pranimit. I bëj thirrje të dy palëve që të vazhdojnë të punojnë në këtë frymë konstruktive. Jam i lumtur që vazhdoj ta mbështes këtë përpjekje. Shumë dallime midis dy palëve duhet të tejkalohen në mënyrë që të arrihet një ligj zgjedhor që përmbush plotësisht standardet e BE dhe OSBE”, shkruan ai.

Ai thekson se vetëm në këtë mënyrë, më në fund do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

“Ato janë një parakusht për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së!”/ Opinion.al

Pas