Autoritetet në Zelandën e Re kanë thënë se planifikojnë të kërkojnë trupat e disa njerëzve në Ishullin e Bardhë, në të cilin një shpërthim vullkanik ka lënë të paktën 8 persona të vdekur të hënën.
Ekipet e shpëtimit do të shkojnë në këtë zonë, pavarësisht rrezikut të ndonjë shpërthimi tjetër, mësohet të kenë thënë autoritetet.
“E sotmja është më pak e sigurt se e djeshmja dhe dita para saj”, ka thënë eksperti për vullkane, Graham Leonard.
Trupat e të paktën tetë personave besohet se kanë mbetur në këtë ishull, pas shpërthimit të së hënës dhe supozohet se të gjithë janë të vdekur./Opinion.al/